LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Me të hollat e ‘Rrotës Panoramike’, qytetarët do të fitonin subvencione për ngrohje me peleta

Mançevski: Me të hollat e ‘Rrotës Panoramike’, qytetarët do të fitonin subvencione për ngrohje me peleta

Sot është dita ndërkombëtare e qyteteve. Shkupjanët vetëm munden të konstatojnë se janë mashtruar të paktën për 670 milionë euro aq sa kushtonte ‘Shkupi 2014’, dhe për vitin e ardhshëm munden të dëshirojnë pushtet të përgjegjshëm për t’u kujdesur për jetën e tyre, kështu është shprehur nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski, në një komunikatë për media, lëshuar edhe për Telegrafi Maqedoni.

‘Kombet e Bashkuara shpallën ditën e sotme dita e qyteteve për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve dhe rritje të shpejtë urbane me qëllim të rritjes së punësimit, të zvogëlimit të varfërisë së qyteteve, për të pasur qasje në strehim, në shërbimet urbane, mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.


Përkundrazi, shkupjanët janë duke u mbytur në ajrin e ndotur falë Shkupit 2014. Për projektin kriminel, parqet u kthyen në beton. Sipas statistikave zyrtare në Shkup ka dyfish më pak gjelbërim në krahasim me qytetet e tjera evropiane. Në qoftë se nuk i prerën parqet, ndotja do të ishte më e ulët.

Ndërtesat morën fasada të përparme si stoli, gjë për të cilën Gruevski shpenzoi mbi 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve që mundeshin të përdoreshin për të bërë fasada efikase në plan të energjetikës. Kështu, qytetarët do të kishin shtëpi të ngrohtë dhe do të shpenzonin më pak financa për energjinë elektrike dhe ngrohje.

Në këto ndërtesa monstruoze të Shkupit 2014, u kapën 4446 çerdhe.

Vetëm në Portën Triumfale u kapën 5-6 qytete të gazifikuara në Maqedoni.

Me të hollat e Rrotës Panoramike, të gjithë qytetarët e Shkupit do të fitonin subvencione për peleta, jo vetëm 200 familje.

Qytetarët e Shkupit kanë të drejtë për të jetuar një jetë me cilësi ashtu siç e kanë qytetarët e qyteteve të tjera të Evropës. Ne detyrohemi se të gjitha të holla të Buxhetit të Qyteteit do të shkojnë për nevojat e vërteta të qytetarëve’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori