LAJMI I FUNDIT:

Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë

Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë

Manastiri i Deçanit rrezikon të shpallet në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë për vitin 2021. Lista e plotë do të zbulohet në mars.

Në dhjetor të vitit 2020, organizata Europa Nostra ka nominuar Manastirin e Deçanit në mesin e 12 vendeve të trashëgimisë më të kërcënuara në Evropë. Nga kjo listë do të shpallen 7 objektet kulturore më të rrezikuara 2021.


Në raportin e Europa Nostra, theksohen dy arsye pse Manastiri i Deçanit është ndër objektet e rrezikuara: sulmi ndaj Manastirit të Deçanit në vitin 2016 nga siç thuhet “ISIS” dhe arsyeja e dytë-projekti i ndërtimi të rrugës nga Deçani për në Plavë.

Lidhur me këtë Nora Visoka Weller, avokatja dhe studiuesja e trashegimisë kulturore në Universitetin e Cambridge-it i është drejtuar organizatës Europa Nostra. Visoka-Weller në shkrimin drejtuar organizatës Europa Nostra ka kërkuar që nominimi i Manastirit të Deçanit të rishikohet.

“Manastiri i Deçanit nuk është një ndër 7 objektet më të rrezikuara në botë. Manastiri i Deçanit mbrohet me ligjin mbi Zonat e Posaqshme të Mbrojtura dhe është nën mbrotjen e përditshme të forcave të KFOR-it. Për më shumë, aludimi se në 2016 ka pasur atak nga grupet terroriste të ISIS nuk qëndron dhe nuk është konfirmuar nga forcat e KFOR-it, sigurimi shtetëror dhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa çështja e zgjerimit të rrugës Deçan-Plavë është zgjedhur me ndërmjetesimin e Ambasadorit Italian në Kosovë. Prandaj, ky nominim duhet të rishikohet”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka theksuar se ky lloj keqinformimi në nivel ndërkombëtarë dhe politizimi i trashëgimisë kulturore në këtë mënyrë i pengon të gjitha tentimet lokale dhe ndërkombëtare për ndërtimin e harmonisë ndër etnike në Kosovë.

RTV21 i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) për një sqarim se a janë në dijeni dhe a do të reagojnë për këtë kategorizim të dëmshëm për Kosovën. MPJ ende nuk ka kthyer përgjigjen.

Manastiri i Deçanit është ndër monumentet e trashëgimisë më të dalluara të kohës së tij, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori