LAJMI I FUNDIT:

Manaj i shumëkërkuar në Spanjë, Celta Vigo dhe Getafe në garë për të

Manaj i shumëkërkuar në Spanjë, Celta Vigo dhe Getafe në garë për të

Rey Manaj është larguar nga Granada, por me shumë mundësi do të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm.

Nga italia ka interesim gjithashtu për sulmuesin, i cili është nën kontratë me Interin.


Sezoni i shkuar nuk është se ishte i mirë, por arriti të kthehet te Shpresat dhe të shënonte tre gola ndaj Sllovakisë, ndërsa më pas u ftua edhe Panuçi në kombëtare. Tashmë menaxheri i tij po punon që t’i gjejë një ekip dhe ofertat nuk kanë munguar.

Getafe është përmendur si klubi i parë i interesuar për Manajn, por gjithçka ka mbetur në kuadrine fjalëve. Së fundmi janë dy klube të tjera që thuhet se duan shërbimet e sulmuesit lushnjar.

Para dy ditësh mendiat italiane raportuan se lojtari i kombëtares sonë është një opsion për spanjollët e Celta Vigo, që duket se kanë konkurrencë, pasi tanimë në skenë ka dalë edhe Leganes. Skuadra që ka në ekip ka edhe shqiptarë të tjerë si Elvi Berisha, Dean Liço dhe Kleandro Lleshi, tanimë i ka hedhur sytë nga Manaj.

Gjithsesi për të është Interi që vendos, raporton eduasportin. Shumica e klubeve e kërkon në huazim dhe zikaltrit do donin ta shisnin, pasi duket e vështirë që ai një ditë të rikthehet të luajë me ta në Serie A.

Për kartonin e Manajt kërkohen 1 milion euro. Klubi italian është në pritje të ofertave, por sigurisht që nëse nuk vjen një për ta blerë, atëherë do të huazohet. Nëse shpërthen, atëherë edhe shitja e tij nuk do të vonojë.

Sezoni i fundit nuk ishte i mirë, pasi në Spanjë shënoi vetëm një gol dhe më së shumti ishte zgjedhje e dytë për sulmin e Granadas.

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Real Madridi

Real Madridi "kërcënon" Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

La Liga
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Palmer thyen heshtjen dhe flet për incidentin e penalltisë me Madueken e Jacksonin

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Kalo në kategori