LAJMI I FUNDIT:

Manaj flet për rikthimin në Kombëtare, formën e jashtëzakonshme dhe bisedën që pati me Sylvinhon

Manaj flet për rikthimin në Kombëtare, formën e jashtëzakonshme dhe bisedën që pati me Sylvinhon

Rey Manaj foli për rikthimin në Kombëtare. Ai theksoi se dëmtimet e pësuara e kanë bërë të pamundur grumbullimin dhe shtoi se ndihet shumë i motivuar për të dhënë më të mirën në dy takimet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.

Sulmuesi shqiptar është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Superligën e Turqisë, ku ka realizuar 15 gola me fanellën e Sivassporit.


Si e gjete atmosferën pas rikthimit nga një periudhë e gjatë, a je më i motivuar? – Ekipin e gjeta shumë mirë, është emocion të rikthehesh pas një viti e gjysmë, sepse vitin e kaluar pata dëmtim dhe qëndrova jashtë. Besoj të gjithë lojtarët janë të motivuar për Evropianin, tifozët dhe familjet shqiptare e presin shumë “Euro 2024”.

Jeni ndër lojtarët me më shumë minuta, a e sheh veten pjesë të listës në Euro 2024? – Kemi pasur komunikim me trajnerin dhe lojtarët duhet ta tregojnë veten në dy ndeshjet miqësore dhe në stërvitje. Zgjidhjet i bën trajneri.

Kush kanë qenë problemet në harkun e kësaj periudhe larg kombëtares? – Viti i kaluar ishte i vështirë dhe pata një dëmtim. Më pas u dëmtova sërish se u riktheva para kohe në fushë dhe qëndrova jashtë fushe për gjashtë muaj. Për Evropianin lojtarët i zgjedh trajneri, ne jemi të disponueshëm. Unë me veten time mendoj se jam gati për Evropian.

Grumbullimi i parë me trajnerin Silvinjo, çfarë ke biseduar? Ke ruajtur gol me Kombëtaren? – Kam pasur gjithmonë komunikim me trajnerin, ka ardhur edhe në Londër të më takoj. Jam shumë i kënaqur sepse është edhe grumbullimi i parë. Në muajin shtator kur kalova te Sivasspor vija nga një dëmtim i gjatë dhe normalisht unë para se të shoh zgjedhjet e tjerëve shoh veten time dhe e dija se nuk isha gati. Tani kemi rastin për të treguar veten në miqësore, jo vetëm unë por të gjithë lojtarët.

Si ndryshoi Rey Manaj, kush është çelësi? – Atë nuk e di. Por, kur një lojtar pëson dëmtim të rëndë duhet të fokusohet shumë dhe të stërvitet. Të gjeja formën ishte kryesore, faza përgatitore me Sivasspor-in shkoi shumë mirë dhe duhet të gjesh besimin e duhur. Duhet të jesh i fortë mentalisht. Besoja se ftesa do të vinte po të luaja mirë, sepse kam tetë vite në Kombëtare. Është mundësia për të treguar vlerat.

Atmosfera nga tifozët në Parma, si e pret dhe a ke një thirrje për tifozët kuqezi? – E pres mirë dhe besoj se stadium do të mbushet, pasi edhe në Shqipëri kërkesat janë shumë të larta. Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë dhe kam parë edhe në ndeshjet kualifikuese që kishte shumë kërkesa. Tifozët e duan Shqipërinë, ekipi pa tifozët është asgjë dhe kryesorja është që në stadium të ketë tifozë që edhe ne të motivohemi dhe të japin 100% tonë.

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori