Man Utd merr dritën e gjelbër për transferimin e yllit anglez që do ta transformonte ekipin e tyre

Manchester United janë gati të intensifikojnë ndjekjen e tyre për një mbrojtës të ri të majtë, pasi siguruan rikthimin në Ligën e Kampionëve.
United e mbyllën sezonin në vendin e tretë në Ligën Premier nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrick, i cili javën e kaluar u emërua përfundimisht në këtë post.
Pas dy sezonesh larg kompeticionit elitar të futbollit evropian për klube, “Djajtë e Kuq” do të rikthehen sezonin e ardhshëm, me Carrick në krye dhe shpresojnë ata, me një skuadër të forcuar.
Një pozicion që do të jetë në fokus të ekipit të rekrutimit të klubit është ai i mbrojtësit të majtë.
Luke Shaw ishte i vetmi lojtar i United që e nisi si titullar çdo ndeshje në Ligën Premier gjatë sezonit 2025-26 dhe grumbulloi më shumë minuta se cilido nga bashkëlojtarët e tij.
Nga 20 lojtarët me më shumë minuta në Ligën Premier këtë sezon, vetëm 12 janë lojtarë të fushës.
Në moshën 30-vjeçare dhe me një histori të konsiderueshme dëmtimesh pas vetes, Shaw nuk pritet të përballojë një ngarkesë edhe më të madhe ndeshjesh, të paktën 48 takime sezonin e ardhshëm. Raportohet se United po lëviz për të përmirësuar alternativat në këtë pozicion, për të reduktuar këtë rrezik.

Objektivi kryesor i klubit thuhet se është mbrojtësi i majtë i Newcastle United, Lewis Hall.
“21-vjeçari është shndërruar në një nga mbrojtësit e rinj më premtues të Anglisë gjatë kohës së tij në ‘St James’ Park’, por e ardhmja e tij afatgjatë tani duket më pak e sigurt sesa disa muaj më parë”, thuhet sipas burimeve të Caught Offside.
Hall është produkt i akademisë së Chelseat dhe i nisi si titullar 24 ndeshje të Newcastle në Ligën Premier gjatë sezonit 2025/26.
Pas dy sezonesh në ‘St James’ Park, 21-vjeçari është i kërkuar. Në kontratën e tij me “Laraskat” kanë mbetur edhe tre vite./Telegrafi/









































