LAJMI I FUNDIT:

Man United ‘shënjestron’ një tjetër portier në Serie A pas nënshkrimit me Onanan

Man United ‘shënjestron’ një tjetër portier në Serie A pas nënshkrimit me Onanan

Sipas mediumit italian Il Messaggero, Manchester United janë të interesuar për të nënshkruar me portierin e Lazios, Ivan Provedel.

Por, problemi është që Biancocelesti nuk dëshirojnë që ta shesin 29-vjeçarin për më pak se 35 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror.


Provedel u emërua portieri më i mirë në Serie A për sezonin 2022/2023 dhe u bë i famshëm anembanë botës për golin në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në shtator.

Siç shton raporti, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për reprezentuesin italian pasi që nuk janë shumë të kënaqur me ish-portierin e Interit, Andre Onana.

Provedel supozohej të luante ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve sot (e martë), por ai ka pasur temperaturë ta lartë gjatë ditëve të fundit, kështu që portieri i dytë Luigi Sepe do ta zëvendësojë atë mes dy shtyllave.

Kontrata e Provedel me Lazion skadon në qershor të vitit 2027 dhe mendohet se Lazio i ka vënë një çmim prej 35 milionë eurosh për ekipet e interesuara.

Ten Hag ka një plan për t’u ballafaquar me atmosferën e zjarrtë të tifozëve të Galatasaray
Lexo po ashtu Ten Hag ka një plan për t’u ballafaquar me atmosferën e zjarrtë të tifozëve të Galatasaray

Presidenti i klubit, Claudio Lotito, ka premtuar rinovim të kontratës për portierin italian në fund të sezonit të kaluar, por një seri rezultatesh negative e ka bindur shefin e klubit që të bllokojë negociatat me Provedel dhe lojtarët tjerë si Felipe Anderson, Alessio Romagnoli, Ciro Immobile etj.

Man United gjatë verës kishte trasnferuar edhe Altay Bayindir nga radhët e ekipit turk Galatasaray, por që ai ende nuk ka debutuar me fanellën e “Djajve të Kuq”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori