LAJMI I FUNDIT:

Man United kërkon trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit – do të bisedojnë me pesë trajner të njohur, pasi dy tashmë kanë skuadra të forta

Man United kërkon trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit – do të bisedojnë me pesë trajner të njohur, pasi dy tashmë kanë skuadra të forta

Manchester United ka identifikuar një listë prej pesë emrash për rolin e tyre të trajnerit që do të mund të udhëhiqte skuadrën derinë fund të vitit.

Daily Mial shkruan se listës i është shtuar edhe Erneste Valverde, ndërsa emrat që mbesin aty janë janë Ralf Rangnick, Lucien Favre dhe Rudi Garcia.


Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca, gjithashtu do të konsiderohet për këtë rol, ndërsa trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është ende i interesuar për pozicionin, por nuk është i bindur se United ka bërë ende një qasje të rëndësishme për të.

Sipas këtij mediumi, agjenti i trajnerit, Steve Bruce i ka ofruar shërbimet e tij United, ndërsa Unai Emery është një tjetër kandidat i jashtëm.

Valverde ka zhvilluar tashmë bisedime me drejtorin e futbollit të Manchester United, John Murtough dhe ka konfirmuar se ai dëshiron të marrë pozicionin e trajnerit të përkohshëm.

Por trajneri spanjoll tani 57-vjeçar, i cili ka qenë pa punë për gati dy vjet pas shkarkimit të tij nga Barcelona, ​​është i vetëdijshëm se kandidatë të tjerë janë duke u konsideruar.

Ish-trajneri i RB Leipzig, Rangnick është një prej tyre, me drejtorin aktual sportiv të Lokomotiv Moskës që ka një dëshirë afatgjatë për të punuar në Angli.

Ish-trajneri i Dortmundit, Favre po flet gjithashtu me United vetëm gjashtë muaj pasi refuzoi Crystal Palacen.

Fonseca, ndërkohë, që ra dakord me kushtet për t’u bërë trajner i Tottenhamit gjatë verës, është kontaktuar.

Ish-trajneri i Romës u konsiderua gjithashtu për trajnerin e Newcastle, por ai rol u plotësua nga Eddie Howe.

Lopetegiu dhe Pochettino, nuk mendojnë largimin këtë javë

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui është konsideruar gjithashtu për postin, por spanjolli i përshkroi bisedat për lëvizjen e tij në “Old Trafford” si ‘absurde’ këtë javë.

Këta pesë emra në listë nuk po konsiderohen si trajner i përhershëm dhe beson se një emërim i përkohshëm do të sjellë stabilitet gjatë një sezoni kaotik, përpara se një proces më afatgjatë në verë.

United shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes poshtëruese 4-1 të fundjavës së kaluar nga Watford, me Michael Carrick të caktuar si trajner deri në gjetjen e një afati të përkohshëm.

Trajneri i PSG-së, Pochettino do të ishte i interesuar të transferohej në “Old Trafford”, por ai mbeti i qetë kur u pyet për të ardhmen e tij gjatë një konference për shtyp në Manchester të martën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori