LAJMI I FUNDIT:

Man City i ka vendosur çmimin Sterlingut

Man City i ka vendosur çmimin Sterlingut

Klubi anglez, Manchester City tashmë i ka vendosur çmimin sulmuesit anësor anglez, Raheem Sterling.

Sterling ka hasur në vështirësi në sezonin e fundit dhe këtë aktual, pasi ka humbur vendin e titullarit te City.


Situata e krijuar me të në Etihad ka bërë që anglezi të mendojë largimin në mes të sezonit, në afatin kalimtar të janarit.

Plani i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit: Huazimi me opsione blerje i dy yjeve si Sterling dhe Olmo
Lexo po ashtu Plani i Barcelonës për afatin kalimtar të janarit: Huazimi me opsione blerje i dy yjeve si Sterling dhe Olmo

Tashmë edhe drejtuesit e Cityt dhe trajneri Pep Guardiola thuhet se janë pajtuar me largimin e lojtarit dhe i kanë vendosur edhe çmimin.

Sipas mediumit britanik Metro, City do të kërkojë rreth 45 milionë funte apo rreth 52 milionë euro nga çdo marrëveshje që përfshin Sterlingun.

Barcelona ka qenë shumë e lidhur me reprezentuesin anglez, por ideja e tyre është një huazim i thjeshtë me mundësi blerje, pasi nuk kanë fonde këtë janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori