LAJMI I FUNDIT:

Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin
Neymar (Getty Images)

Manchester City i Pep Guardiolas është gati të sfidojë Real Madridin në një betejë rekorde botërore për të transferuar yllin e PSG-së, Neymar.

Është raportuar në Madrid se zyrtarët e Realit u takuan me babanë e Neymarit më parë këtë muaj për të diskutuar rreth transferimit të tij në Bernabeu.

Mediat transmetuan se ata ishin të gatshëm të ofrojnë 400 milionë euro këtë verë për të sjellë kapitenin e Brazilit në Spanjë.

Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro
Lexo po ashtu Neymari gjithnjë e më afër Realit, ai mund të kushtojë 400 milionë euro

Megjithatë, tani Mbretërit kanë një rival të fortë për transferimin e yllit brazilian dhe afati kalimtar veror pritet të jetë i nxehtë.

Neymar nuk është i kënaqur në PSG (Getty Images)

Sipas mediumit Diario Gol, City i Guardiolas janë bashkuar në garë dhe kanë plane për një ofertë prej 300 milionë eurosh për Neymarin.

Mungesa e propozimit konkret të Realit, ka bërë që City të reagojë dhe t’i ofrojë PSG-së një fitim prej 78 milionë euro për atë që ata i paguan Barcelonës për Neymarin një vit më parë.

Pesë arsye pse Neymar do të largohet gjatë verës prej PSG-së
Lexo po ashtu Pesë arsye pse Neymar do të largohet gjatë verës prej PSG-së

Guardiola është i gatshëm të shtojë në ofertën e marrëveshjes edhe Sterlingun, pasi anglezi nuk ka rinovuar kontratën e tij dhe ardhja e Neymarit do ta ulte atë në një rol të vogël.

Ish-ylli i Barcelonës, Neymar, është një tifoz i madh i Guardiolës dhe ka deklaruar në të kaluarën: “Guardiola është një njeri që me të vërtetë admiroj dhe do të doja të punoja me të”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori