“Mami, të duam çmendurisht”, Mimoza shpërthen në lot pas mesazhit nga vajzat e saj

Mimoza Ahmeti vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur, gjë që po dëshmohet çdo ditë përmes surprizave të shumta që po merr nga jashtë.
Pas dronave të mëparshëm me mesazhe mbështetjeje nga artiste si Tayna dhe Dafina Zeqiri, këtë herë surpriza erdhi nga dy personat më të rëndësishëm në jetën e saj.
Një tjetër dron fluturoi mbi shtëpi, por kësaj radhe mesazhi ishte edhe më personal dhe emocional.

Ishin pikërisht dy vajzat e saj, të cilat vendosën t’i dërgonin nënës së tyre një dedikim plot dashuri dhe mbështetje.
Në dron lexohej qartë mesazhi: “Mami, të duam çmendurisht”.
Sapo pa dedikimin, Moza u prek thellë dhe nuk i mbajti dot emocionet. Mes lotëve të gëzimit, ajo u dëgjua të thoshte: “O, ma çatë zemrën”.
Kjo surprizë duket se i ka dhënë Mimozës energjinë dhe forcën e nevojshme për të vazhduar më tej rrugëtimin e saj brenda shtëpisë. /Telegrafi/
@fermavip.vizionplus "Mami të duam çmendurisht"/ Një dron surprizë vjen për Mozën nga vajzat e saj
♬ original sound - fermavip.al






























































