LAJMI I FUNDIT:

“Mami im është e fortë”, Arta Bajrami flet hapur për sëmundjen e vështirë me të cilën u përball nëna e saj

“Mami im është e fortë”, Arta Bajrami flet hapur për sëmundjen e vështirë me të cilën u përball nëna e saj
Foto: Arta Bajrami/YouTube

Këngëtarja Arta Bajrami ka treguar se është shumë e lidhur me prindërit e saj.

Së fundmi, ajo i bëri një dedikim të veçantë nënës së saj, e cila të martën festoi ditëlindjes.


Pas urimeve të shumta të pranuara nga ndjekësit e saj, Arta zgjodhi t’i falënderojë ata përmes një shkrimi në InstaStory.

Përmes këtij shkrimi, ajo ka zbuluar edhe për betejën e vështirë me të cilën nëna e saj është përballur, duke arritur të jetë një grua e mbijetuar nga sëmundja e kancerit.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Shumë faleminderit për urimet tuaja dedikuar mamit tim, kanë shumë rëndësi për mua dhe mu dukën kësaj here shumë të veçanta sepse mami im mposhti një sëmundje shumë të rëndë, atë të kancerit, prandaj e quaj të fortë. Unë uroj vetëm shëndetin ta kemi, dashuri për njëri tjetrin sa shumë, ashtu siç me gëzuat ju mua sot. Ne jemi një popull i dashur e bujar. Ju dua”, shkroi këngëtarja Bajrami në InstaStory.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Javë më parë, Arta kishte folur me më shumë emocione edhe për tjetrin prind, të cilin nuk e ka pranë tash e dy cite.

Përmes një shkrimi të gjatë, Arta kujtoi babanë e saj të ndjerë, rapsodin Zejnullah Bajrami, nga i cili trashëgoi edhe talentin për muzikë.

Arta kujtoi me mall se si sa herë kishte udhëtuar jashtë vendit për koncerte, ishte përballur me komente të shumta të njerëzve që e njihnin atë si “vajza e babait”, me çka e kishte bërë atë edhe më shumë krenare. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori