messmar


Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë më të mirë, mirëpo ishin Blaugranët ata që erdhën te goli i avantazhit përmes Lionel Messi (38’), i cili pranoi një top të gjatë nga Seydou Keita për të shënuar golin e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët e dominuan ndeshjen, ndërsa arritën të realizojnë dy gola.

villa mar

Fillimisht, Sergio Busquets pasoi nga distanca në drejtim të David Villas, i cili kaloi portierin për të dyfishuar epërsinë (57’).

Ndërsa me një super-gol Pedro Rodriguez vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

treshja

Kjo fitore e Barcës shkakton edhe më shumë presion te Real Madridi që zhvillon ndeshjen e javës së 25-të si mysafir i Deportivo la Corunas. /Telegrafi/

telegrafi sport app