Në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për vitin 2019, përkatësisht marrjen e propozime nga qytetarët për orientimin e investimeve kapitale, mbrëmë janë mbajtur takime me qytetarët e Malishevës, Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, ndërsa në këto takime kanë marrë pjesë i pari i Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për buxhet dhe financa Valon Mazreku, të cilët kanë prezantuar buxhetin për vitin 2019.
Sipas kumtesës për media, në takimin me banorët e qytetit të Malishevës, kryetari Begaj dhe nënkryetari Berisha, kanë thënë se qyteti do të jetë prioritet në vitet në vijim, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, pastaj shtratin e lumit, një shkollë, një çerdhe dhe disa investime tjera, pasi Malisheva i ka specifikat e veta, edhe si qytet edhe si qendër komunale.
Po ashtu edhe në takimin me banorët e Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, është biseduar për orientimin e investimeve kapitale për vitin 2019, ku është prezantuar buxheti për investime kapitale, ndërsa janë marrë propozimet e banorëve për orientim të buxhetit.
“Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka paraqitur buxhetin e ndarë për Komunën e Malishevës, për vitin 2019, me theks të veçantë për investimet kapitale dhe ka kërkuar nga qytetarët që përmes propozimeve të tyre, ti orientojnë investimin e 4.3 milion eurove, sa i ka Malisheva për investime kapitale për vitin 2019. Gjatë takimit me banorë në qytetin e Malishevës, banorët kanë kërkuar që të ndërtohet edhe një objekt shkollor, një çerdhe, të zgjerohet ndriçimi publik, të rregullohet apo zgjerohet sistemi i kanalizimit për ujërat atmosferik, të rregullohet shtrati i lumit, pastaj të rregullohet infrastruktura në lagjen e re, si dhe disa kërkesa tjera, për të cilat ka nevojë qyteti dhe të cilat në të njëjtën kohë, i kanë planifikuar edhe qeveria komunale, për vitin e ardhshëm. Ndërsa për investimet e përgjithshme, ata kanë kërkuar që investimet të drejtohen në fushat që ndikojnë në zhvi llimin e përgjithshëm të komunës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në takimin e mbajtur në Panorc, me banorët e Panorcit, Rudit dhe Garaqevës, banorët kanë kërkuar që të bëhen edhe pak investime tjera, krahas shkollës që pritet të filloj këtë vit, Kërkesat e tyre ishin për rritjen e kapacitetit të ujësjellësit për Panorc, trotuar, 1600 metra kanalizim dhe dy kilometra rrugë, nëpër lagje, përmes së cilave kompletohet infrastruktura në këto vendbanime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi