LAJMI I FUNDIT:

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka folur për situatën në veri të vendit, pas sulmit që ndodhi më 24 shtator.

Maliqi ka shkruar se inteligjenca e NATO-s këtë grupin e veriut e ka përcjellë në çdo hap edhe në Serbi, me gjasë edhe i ka lejuar të hyjnë.


“Si ato operacionet kundër drogës që e ndjekin “mallin” për me pa se ku po shkon dhe kush po përfshihet. Në fund ia kanë shërbyer Policisë së Kosovës informatën në kohë, për ta parandaluar çfarëdo suksesi të përpjekjes për të krijuar realitet të ri në terren dhe me pasoja katastrofike për Kosovën, ndërsa KFOR-i amerikan e ka menaxhuar gjithë situatën drejtpërdrejt me policinë”, ka shkruar Maliqi në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se përderisa në Kosovë askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, deklarata e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, bëri të kuptojmë që dikush e kishte situatën nën mbikëqyrje të plotë.

"Al-Jazeera": A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?
Lexo po ashtu "Al-Jazeera": A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

“Ndërkohë që e gjithë Kosova nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, deklarata e qartë e Hovenier në orët e para të mëngjesit se kjo ishte përpjekje për destabilizim rajonal të lë të kuptosh se dikush këtë situatë e kishte nën mbikëqyrje të plotë. Bëhet fjalë për shtetin naiv të cilit liderët tanë i mbanin ligjërata dhe me kontributin e të cilit sot krekosen. I presim ligjëratat e radhës për sovranitet dhe mbrojtje prej synimeve djallëzore të perëndimit”, ka shkruar Maliqi.

Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj.

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori