LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi raporton dy vdekje dhe 161 raste të reja me coronavirus

Mali i Zi raporton dy vdekje dhe 161 raste të reja me coronavirus

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 757 mostrave për coronavirus, midis të cilëve janë regjistruar 161 raste të reja pozitive të infeksionit.

Që nga raportimi i fundit, dy vdekje janë raportuar në pacientë pozitivë COVID-19 nga Bijelo Polje dhe Plav.


Gjithashtu është raportuar se janë shëruar edhe 103 pacientë të tjerë, raporton rtcg.me.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Malin e Zi aktualisht është 2,246.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 7,061. /Telegrafi/