LAJMI I FUNDIT:

Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm

Maldini, Lampard, Haaland dhe Higuain: Tetë futbollistët që u bënë më të mirë se sa ishin baballarët e tyre të famshëm

Liam Delap është emri i fundit që iu servua futbollit si një talent i madh, kur realizoi ëndrrën e tij duke debutuar me Manchester Cityn të enjten në mbrëmje.

17-vjeçari madje shënoi golin e parë ku City fitoi 2-1 ndaj Bournemouth në Carabao Cup.


Lojtari i ri foli pas ndeshjes, ku shpjegoi ndjenjat e debutimit në futbollin profesional.

“Që kur isha fëmija gjithçka që ëndërroja ishte të luaja futboll në moshë të rritur. Të bëj debutimin tim sonte dhe të shënoja një gol, nuk ka ndjenjë më të mirë për të qenë i sinqertë”, ka thënë ai.

Babai i Liam është Rory Delap, ish – futbollist që luajti 14 sezone në Ligën Premier.

Ai u paraqit për klube si Derby County, Southampton, Sunderland dhe Stoke City, ndërsa Delap mbahej mend për rivëniet me duar, që ishin të fuqishme dhe shpesh prej tyre sulmuesit rrezikonin portën.

Rory kurrë nuk arriti në një klub të madh, por  djali i tij, duke luajtur me Man Cityn, e bëri për një ditë.

Të kthehemi dhe t’i kujtojmë disa nga djemtë e futbollistëve që u bënë më të mirë se baballarët e tyre në lojën e futbollit.

Pierre-Emerick Aubameyang

Një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, Aubameyang ka qenë top për shumë vite. Ai bëri emër në Borussia Dortmund, duke shënuar 141 gola në 213 ndeshje.

Në vitin 2017 ai u transferua në Arsenal, ku po vazhdon të shkëlqejë dhe është një nga më të mirë të Ligës Premier.

Babai i tij, Pierre Aubameyang, ka luajtur për nëntë klube të ndryshme, duke kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Francë.

Thiago Alcantara

Thiago sapo ka kaluar në Liverpool dhe konsiderohet prej kohësh si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

Pasi ka luajtur për Bayern Munchen dhe Barcelona, ​​në vitrinën e tij ka 24 trofe të mëdhenj.

Babai i Thiagos, Mazinho nuk ishte i keq. Mbrojtësi ndërkombëtar brazilian fitoi 12 trofe në një karrierë të pasur 18-vjeçare, përfshirë edhe Kupën e Botës.

Erling Haaland

Erling mund të jetë vetëm 20-vjeçar, por tashmë ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Pasi bëri përshtypje me RB Salzburg, ai siguroi një lëvizje në Dortmund, ku po vazhdon të zhvillohet.

Babai i tij Alf-Inge Haaland ishte një lojtar i mirë, ku karrierën e kishte ndëtuar në Angli me klube si Nottingham Forest, Leeds United e Manchester City.

Sergio Busquets

Busquests ka qenë një nga elementet kryesor të Barcelonës për shumë vite.

Sergio është një nga lojtarët më të dekoruar të të gjitha kohërave, duke fituar 29 trofe klubesh, plus Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian.

Interesante, është se edhe babai i tij Carles Busquets gjithashtu luajti për Barcelonën dhe fitoi 16 trofe në një karrierë të pasur 15-vjeçare, por djali i tij tashmë e ka tejkaluar dyfish me trofe.

Frank Lampard

Ka shumë pak rekorde dhe trofe që Frank Lampard nuk i ka arritur në futboll. Ai i fitoi të gjitha me Chelsea si lojtar dhe tani menaxhon klubin që e bëri atë yll.

Ai është golashënuesi më i mirë i klubit dhe bëri 106 paraqitje për Anglinë.

Lampard Sr, babai i tij po ashtu ka pasur karrierë të mirë në futboll. Ai ka luajtur për 18 vite te West Ham, ku ka fituar dy FA Kupa.

Gonzalo Higuain

Dikur sulmuesi më i shtrenjtë në Serie A, Higuain ka pasur një karrierë mjaft mbresëlënëse, duke luajtur për klube si Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea.

Ai ka fituar 14 trofe në disa nga klubet më të mëdha të Evropës dhe ka bërë 75 paraqitje për Argjentinën.

Nga ana tjetër, Jorge Higuain i njohur si ‘Pipita’ nuk arriti të bënte asnjë paraqitje të vetme për vendin e tij, por luajti për klube si River Plate dhe Boca Juniors.

Miroslav Klose

Ylli i Kupave të Botës. Klose e meriton këtë pseudonim, pasi mban rekordin për më shumë gola të shënuar në këtë garë- 16 për të qenë të saktë.

Ai ka karrierë të shkëlqyer në klube si Werder Bremen, Bayern Munchen dhe Lazio.

Babai i tij Josef Klose përfaqësoi vendin e tij, Poloninë, në nivelin kombëtaresh, por nuk kishte një karrierë që të rivalizonte me arritjet e djalit të tij.

Paolo Maldini

Kur mendoni për futbollistët legjendar, mendoni për Paolo Maldini. Italiani është padyshim mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ai e kaloi gjithë karrierën e tij me AC Milanin, duke fituar 26 trofe gjatë 25 viteve, e po ashtu edhe një mori çmimesh individuale.

Babai i Paolo, Cesare, ishte gjithashtu shumë i mirë si futbollist. Ai fitoi gjashtë trofe si lojtar i Milanit përpara se të kishte suksese edhe si trajner.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori