LAJMI I FUNDIT:

Maldini flet si drejtues: Dashuri për Milanin, nuk ka blerje të madh, me tifozët nuk ka mosmarrëveshje

Maldini flet si drejtues: Dashuri për Milanin, nuk ka blerje të madh, me tifozët nuk ka mosmarrëveshje

25 vjet, 26 trofe, 648 paraqitje në Serie A, rekord, dhe 419 paraqitjet si kapiteni. Paolo Maldini ishte dhe mbetet një ikonë e Milanit, ndërsa është kthyer në klub pas një mungese disavjeçare, në një post drejtues.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, premton se “nuk ka shpenzime të çmendura”, dhe dëshiron të lërë anash mosmarrëveshjet me ultrasit e klubit që i kishte në të kaluarën.


Ish mbrojtësi ka luajtur mbi 900 ndeshje për Rossonerët gjatë karrierës së tij dhe ndjehet i lumtur që do të punojë me një mik si Leonardon.

“Nuk kam thënë kurrë jo. Me Barbara Berlusconin bisedimet nuk shkuan në pikën më të mirë, ndërsa me pronarët kinezë nuk kishim përcaktuar as rolin tim në klub”.

“Tashmë situata është ndryshe. Leonardo më ka treguar projektin ndërkohë që kam folur me pronarët e klubit të cilët më kanë shpjeguar se çfarë duan të bëjnë. Besoj në këtë projekt dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e tij”.

“Rezultatet janë të qarta, ne kemi qenë dobët për dy vjet me radhë. Sigurisht që duhet ta përmirësojmë ekipin”.

“Unë sapo jam bashkuar, por ne kemi biseduar në telefon dhe në ditët në vijim do të dimë më shumë për tregun”.

“Objektivi i parë është që të qëndrojnë brenda parametrave të FFP, kështu që nuk do të ketë shpenzime të çmendura”.

“Kam folur me Gennaro Gattuso, do të takohemi së shpejti”.

Maldini në ndeshjen e fundit me Milaninu fye nga ultrasit e klubit, ndërsa tani thotë se situata është ndryshe.

“Marrëdhënia ime me tifozët është fantastike. Tifozët më duan dhe gjithmonë e kanë treguar. Incidenti mund të qëndrojë aty ku ka mbetur”.

Maldini u pyet edhe për dyshen Alessio Romagnoli dhe Mattia Caldara që shihen si e ardhmja e Milanit.

“Absolutisht, së bashku me Daniele Rugani ata janë dy mbrojtësit më premtues italian”.

“[Gonzalo] Higuain ishte një blerje e madhe dhe Caldara është një djalosh i ri me potencial të madh”.

“Gjithashtu [Patrick] Cutrone bëri gjëra të pabesueshme vitin e kaluar. E kam ndjekur atë kur djemtë e mi ishin në ekipet e të rinjve. Ai ka dëshirë të madhe”, ka thënë Maldini në konferencën e parë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori