Makthi i Cristiano Ronaldos te Man United vazhdon: Periudha më e keqe para portës në 13 vjet – viti 2022 ende pa gol

Periudha e keqe e Cristiano Ronaldos me Manchester United po vazhdon, pas një tjetër paraqitje pa gola kundër Burnley të martën mbrëma, ku tani ylli portugez ka thatësirën e tij më të gjatë para portës që nga viti 2008/09.
Rikthimi i Ronaldos në “Old Trafford” pas transferimit të tij të verës nga Juventusi nuk ka shkuar plotësisht sipas planit, pasi ka qenë larg përrallës që shumëkush shpresonte.
Në vend të kësaj, ka qenë një sezon i përzier si për klubin ashtu edhe për lojtarin, dhe javët e fundit ëndrra po duket më shumë si një makth.
Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e pestë në Ligën Premier, që është një zhgënjim dhe duket se edhe Tottenham Hotspur do t’i rivalizojë për pozitat e para.
https://twitter.com/loal_worldwide/status/1491297008803401731
Ronaldo mori shumë lavdërime në fillim të sezonit për faktin se shpeshherë e nxori Unitedin e dobët nga situatat e vështira, dhe shifrat e tij prej 14 golave dhe tre asistimeve në 26 ndeshje mbeten të respektueshme, por ish-lojtari i Real Madridit tani ka kaluar pesë ndeshje pa shënuar dhe është hera e parë në 13 vjet.
Në fakt, tani jemi në shkurt dhe 37-vjeçari nuk ka shënuar ende në asnjë garë këtë vit kalendarik.
Ndeshje pa gola ishin kundër Wolverhampton, Brentford, West Ham United, Burnley (Liga Premier) dhe Middlesbrough (FA Cup), ku Ronaldo humbi edhe një penallti.
Me skuadrën që i duhet shumë të rregullojë formën e saj në kampionat, tani e pret një ndeshje e madhe në Ligën e Kampionëve me Atletico Madridin dhe shterpësia e Ronaldos nuk ka ardhur në një moment të mirë.
Pesë ndeshje pa shënuar nuk i kishte ndodhur Ronaldos as me klubet e tij të mëparshme Juventusin dje Real Madridin.
Cristiano Ronaldo has now gone five games without scoring a goal.
His longest drought since 2010 🤯 pic.twitter.com/uNofcwIVFr
— B/R Football (@brfootball) February 8, 2022
Herën e fundit që ai shkoi kaq gjatë pa e gjetur rrjetën ishte në periudhën e tij të parë te Man United, kur ai shkoi në nëntë ndeshje pa gol në sezonin 2008/09. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Atletico Madrid rivalizon Barcelonën për transferimin e yllit të Liverpoolit

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet