LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Për një sezon në Shkup priten drunj aq sa ka në Vodno

Makraduli: Për një sezon në Shkup priten drunj aq sa ka në Vodno

Zv. ministri i Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, Jani Makraduli në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, informoi për gjendjen aktuale për ajrin e ndotur në Shkup, një problem serioz për këtë periudhë. Ai e pranoi se në qytet ajri është i ndotur, por është më pak në krahasim me vitet e kaluara.

“Se ajri është është e ndotur është e vërtet, por të dhënat thonë se është më pak. Më shumë vëmendje i kushtohet kontrollit të punës, rritjes së përgjegjësisë edhe kompanive. Kemi kaluar shumë kohë në monitorime dhe letra. Po hyjmë në një luftë me ajrin e ndotur. Ndotja më e madhe është nga ngrohja nëpër shtëpi, ndërsa në Shkup harxhohen 317 mijë ton dru zjarri. Për një sezon në Shkup, priten drunj aq sa ka në Vodno”, tha Makraduli./Telegrafi/