LAJMI I FUNDIT:

Makina fluturuese që arrin deri në 320 kilometra në orë, pritet të lansohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Makina fluturuese që arrin deri në 320 kilometra në orë, pritet të lansohet gjatë vitit që vjen (Foto)

Samson Motors janë në përfundim e sipër të modelit Switchablade, që mund të fluturojë me shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.

Kjo makinë për dy persona që mund të ngritët deri në katër kilometra lartësi, do të prezantohet gjatë pranverës së vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Me rezervuar prej 113 litrave mund të lëvizë për 730 kilometra, ndërsa posedon edhe parashutën për më shumë siguri.

Klientët mund të zgjedhin në tri versione, atë për mot të ftohtë, tjetrin për aterrim në terrene të vështira, si dhe një tjetër që i ka të kombinuar të dyja.

Switchblade pritet që të lansohet, me çmim prej rreth 100 mijë eurove. /Telegrafi/