LAJMI I FUNDIT:

Major League Soccer dhe EA SPORTS prezantojnë ligën e video-lojës Fifa 23 – eMLS 2023

Major League Soccer dhe EA SPORTS prezantojnë ligën e video-lojës Fifa 23 – eMLS 2023

Major League Soccer (MLS) dhe Electronic Arts zbuluan sot eMLS 2023, ligën garuese në video-lojën Fifa 2023.

Në vitin 2023, lojtarët do të garojnë për grupin më të madh të çmimeve ndonjëherë në historinë e eMLS, 100,000 dollarë.


Çdo transmetim i Serisë së Ligës do të shfaqë më shumë se 10 lojtarë dhe do të shfaqë një format të ri konkurrues që ofron mbulim të zgjeruar për tifozët.

Kualifikimet dhe fazat e grupeve të çdo serie të ligës do të shfaqen në kanalet përkatëse të Twitch dhe YouTube të çdo klubi ose lojtari MLS dhe tifozët mund të shikojnë ndeshjet kryesore në kanalin zyrtar të MLS në platformën Twitch.

Sezoni 2023 fillon me serinë e parë me 24-25 janar me kualifikimet, për të vazhduar me fazën e grupeve me 28 janar dhe ndeshjet e fundit të serisë së grupit me 29 janar.

Seria e dytë e eMLS vazhdon me datën 7-8 shkurt me kualifikimet, fazën e grupeve me 11 shkurt dhe ndeshjet e serisë së fundit me 12 shkurt.

Sezoni do të përfundojë me kupën eMLS, që do të mbahet në Austin, me datën 11-12 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori