LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv.

Në luftë për medalje të bronztë, xhudistja pejane është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick. Por Van Snick nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.


Me këtë xhudiste, Majlinda ishte përballur më 11 janar në Mastersin e Dohas, pikërisht për vend të tretë. Majlinda e kishte fituar atë luftë.

Ajo në Grand Slamin e Tel Avivit ishte bartësja e parë, por u befasua në gjysmëfinale nga britanikja Chelsea Giles.

Deri në gjysmëfinale Majlinda kishte shënuar dy fitore të vështira.

Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë në këtë garë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori