LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Bregu: Është përgjegjësi e politikanëve që të investojnë më shumë në aftësimin e të rinjve (Video)

Majlinda Bregu: Është përgjegjësi e politikanëve që të investojnë më shumë në aftësimin e të rinjve (Video)

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur rreth konferencës së fundit të këtij Këshilli të mbajtur në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Bregu theksoi se gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga presidenca rumune në bashkëpunim me Këshillin Rajonal, një nga temat e diskutimit ishte për punësimin e të rinjve në Ballkan.


“Një nga temat është për të rinjtë, për mundësitë që i ofrojmë për të qëndruar, për t’u aftësuar, për t’u edukuar, për t’u punësuar në rajon dhe të mos marrin rrugën e largimit të gjithë për t’u punësuar në vendet e Bashkimit Evropian. Është mirë të ketë këso diskutimesh për të marrë se cilat janë modelet, dhe njëkohësisht për të dëgjuar të rinjtë dhe shqetësimin real përmes tyre. Kjo është çfarë ka ndodhur në konferencë”, ka thënë Bregu për Telegrafin.

(Foto: RCC)

Sekretarja e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, deklaroi se çdo qeveri është përgjegjëse për të hartuar politika për qytetarët dhe vendet e tyre, teksa shtoi se trendi global i punësimit tani ka ndryshuar.

“Të rinjtë në një trend global e kanë më të vështirë që të ndjekin format tradicionale të edukimit, të paktën ato që kanë qenë deri dikur të suksesshme për brezin tim. E kanë gati të pamundur që të gjejnë një punë, në rast se do të investojnë vetëm në studime, pa qenë kreativë se çfarë mund t’iu ofrojë atyre tregu i punës”, deklaroi ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: RCC)

Duke folur për avancimin e teknologjisë, Bregu potencoi se teknologjia ka ndryshuar jetën e të gjithëve, dhe se është përgjegjësia e politikanëve që të investojnë më shumë në aftësimin e të rinjve.

“Në rast se ne vazhdojmë me skemat e vjetra të edukimit me të nxënit e të mësuarit përmendësh, pa u aftësuar dhe pa u trajnuar profesionalisht, nesër do të kemi më pak njerëz të aftë për të punësuar, sepse vendin e tyre do ta zënë makineritë, teknologjia.

Ne duhet të mundohemi t’i paraprijmë kësaj që po ndodhë, kjo është përgjegjësia e politikanëve duke investuar më shumë në aftësim, në trajnim të atyre që kanë një diplomë e nesër mund të mos jetë e vlefshme për tregun e punës, apo duke iu mundësuar të kenë platforma të përbashkëta, pra ide për biznes, për start up, të rinjtë  nga vendet e ndryshme të i ndajnë idetë dhe të ndërtojnë më shumë mundësi punësimi, pra mbështetje për idetë inovative të cilat do të japin mundësi punësimi sesa forma aktuale e sistemit të edukimit”, ka theksuar Bregu.

(Foto: RCC)

Bregu konsideron se duhet të ketë më shumë investim në shkencë, teknologji, matematikë e inxhinieri.

Ndryshe në Bukuresht të Rumanisë është mbajtur konferenca “Si t’i përgjigjemi më mirë aspiratave evropiane të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, ku fokusi ka qenë tek të rinjtë, si dhe mundësitë që ata duhet të kenë në punësim e zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori