Majku me 8 këngë të reja gjatë këtij viti (Video)

Një vit me shumë këngë e videoklipe pritet të jetë 2016-ta për Majkun, i cili shkaktoi bujë të madhe me dy projektet e lansuara në pjesën e dytë të vitit të kaluar.
Shumë punë është duke u bërë aktualisht, në mënyrë që të vazhdohet suksesi që shënoi me “Sjena mo” dhe “Dashni”, këngë të cilat e rikthyen atë fuqishëm pas një pauze të shkurtër që pati. Rikthimi u bë në mënyrë edhe më të mirë seç vet rep artisti e kishte imagjinuar, ndërsa pas kësaj, puna për krijimin e këngëve të reja nuk ka të ndalur.
Më shumë se 8 këngë pritet të publikohen gjatë këtij viti, derisa një pjesë e mirë e tyre pritet edhe të publikohen me videoklipe. Për të parin, nuk kanë mbetur as dy muaj të plotë për t’u publikuar.
Nga
Telegrafi
15/01/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































