LAJMI I FUNDIT:

MAJI I MAJLINDËS!

MAJI I MAJLINDËS!

Goca nga Peja, Majlinda Kelmendi, më shumë se çdokush tjetër, ka arsye ta dojë muajin Maj për disa arsye: ka lindur më 9 maj, emrin e ka Majlinda, kurse edhe kampione e botes është shpallur, pikërisht në muajin maj. Maji i Majlindës vazhdon të mbetet muaji i fatit dhe Majlinda të jetë krenaria e majit.

Bisedoi: Shaqir Foniqi

Majlinda ka lindur me nëntë maj, ditën e Evropës, sikur për të treguar se Majlinda është e lindur për Evropë dhe është e denjë të jetë pjesë e saj. Madje, ajo ka tejkaluar kufijtë e Evropës dhe ka arritur majat e botës, meqë mban trofeun si xhudiste, kampione bote. Vasha, e cila sivjet ka mbaruar gjimnazin, “Ali Hadri” të Pejës dhe pretendon të regjistrohet në Kolegjin e Biznesit, është plot elan për suksese të reja në shumë fusha të jetës.


Majlinda, tashmë e ka trasuar rrugën e famës dhe pret që ajo rrugë të shtrohet me lule, të begatohet me trofe dhe të stoliset me tepih të kuq. Po, kush është Majlinda Kelmendi, cilat janë synimet e saja, si e ka arritur këtë sukses, çfarë planesh ka për të ardhmen, kujt ia dedikon suksesin dhe për çështje të tjera, do të mësoni nga intervista në vazhdim.

Majlinda, merreni me një sport shumë specifik, sidomos për femra, me xhudizëm. Madje, jeni kampione kampione aktuale në shkallë evropiane dhe botërore në kategorinë 52 kg. Është ky një çmim që i bën nder jo vetëm juve personalisht, por mbarë Kosovës. Si e keni përjetuar aktin e shpalljes kampione duke u stolitur me superkupën botërore, mbajtur në Tunizi, në muajin maj?
Ka qenë një moment që ka ngjallur ndjenja të mëdha gëzimi tek unë, sepse jam ndjerë tepër e lumtur që arrita ta përfaqësoj Kosovën në mënyrë të denjë.

Ky sukses i juaji në këtë garë të madhe ua ka hapur portën për Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Tash që Kosova, është bërë shtet, madje edhe juridikisht, a prisni që edhe sporti ynë të dalë në arenën ndërkombëtare si i pavarur?
Tani, nuk ka më arsye që Kosova të mos pranohet nga shtetet tjera. Ky është një hap i madh edhe për sportin kosovar, sepse, me siguri, do të na ndihmojë që të garojmë në arenën ndërkombëtare.

Mbani emrin me kuptim, por edhe mbiemrin. Mirëpo, duke se maji është muaji më me fat i juaji? Keni lindur në këtë muaj, emri i juaj e mban emrin e muajit, kurse, pikërisht në muajin maj jeni shpallur kampione bote? Mos është çështje profecie kjo?
Besoj që muaji maj ka qenë muaj me fat për mua, këtë e tregojnë edhe vet sukseset që i kam arritur në këtë muaj.

Lirisht mund të thuhet Majlinda e Kelmendit (sikur për koincidencë edhe Nora e Kelmendit). Në këtë sport fisnik për shumëçka ia keni kaluar meshkujve. Dmth, jeni më e fortë se bota mashkullore.
Për sportin në Kosovë, mendoj, se, femrat e bartin suksesin më të madh, prandaj, janë më lartë se bota mashkullore për nga sukseset.

Xhudizmi në Kosovë nuk ka ndonjë traditë të madhe. Kush ju ka zbuluar, kush ju përkrahë, kush ju di vlerat tuaja dhe deri ku shtrihet ambicia juaj në këtë fushë?
Merita e arritjeve të mia i takon trajnerit tim, Driton Kuka, i cili nuk ka ndalur asnjëherë të më mbështes si dhe të dyshoj në vlerat e mia.

A keni kushte për ushtrime, për disiplinë dhe për gjithë atë që kërkojnë rregullat e xhudizmin elitar ndërkombëtar?
Falë trajnerit tonë, ne, kemi kushte moderne evropiane, një ambient shumë të përshtatshëm për të ushtruar.

Ju jeni krenaria e Kosovës dhe aktualisht emri i juaj ka pushtuar botën sportive. Si ju shikojnë kur thyeni rekorde botërore duke lënë prapa, madje 49 shtete të fuqishme dhe me traditë të lashtë dhe të konfirmuar të xhudizmit?
Të gjithë befasohen kur një vajzë nga një shtet i ri për një kohë të shkurtër ka arritur rezultate aq të mira.

Ndoshta, është talenti, padyshim, dhuntia pastaj, por edhe uji, ajri i pastër i Bjeshkëve të Pejës. Por edhe, pse jo edhe klima e ashpër gjatë dimrit, kur këto bjeshkë dinë të jenë tepër sfiduese. Çka keni trashëguar diçka nga relievi karakteristik i këtij mjedisi shkëmbor e përrallor?
Është e vërtetë se Kosova, sidomos Peja, ka një klimë që shumë vende tjera e kanë lakmi, sepse ajri e uji i freskët, me siguri, kanë ndikuar në mua. Mendoj që forcën fizike e kam trashëguar nga malet, kurse freskinë nga uji i bjeshkëve të Pejës.

Ju jeni e re, madje shumë e re, a do të thotë se edhe mosha e ka hisen e vet të suksesit?
Një pjesë e suksesit qëndron edhe tek mosha, mirëpo edhe përvoja në sportin e xhudos ka rëndësi të madhe.

Sapo keni mbaruar shkollën e mesme, ndërkohë që keni synime të rexhistroni fakultetin e biznesit në Pejë. A mund të presim nga Majlinda që të jetë një afariste e suksesshme sikur që është në xhudo?
Shpresoj që po, sepse, ky është edhe një ndër synimet e mia, por në një të ardhme më të largët, pasi të kryej karrierën time.

Tashmë jeni emër i dëgjuar në Kosovë dhe kjo aq sa ju bën krenare, në një farë mënyre edhe ju obligon të ruani aureolën e famës. Si priteni nga bashkëmoshatarët, rrethi, shoqëria, mjedisi?
Më presin shumë mirë, sidomos familja ime, që më përkrah në çdo hap, por edhe shoqëria është pjesë e sukseseve të mia.

Sporti dhe leximi puqen diku?
Po, takohen, sepse për mua janë gjërat që më pëlqejnë më së shumti, madje leximi është një relaksim i madh pas ushtrimeve të shumta që i bëjmë.

E kuptuam se xhudizmi është më shumë se hobi, e kuptuam poashtu se afarizmi mund të jetë profesioni juaj jetësor, ka ndonjë hobi tjetër Majlinda?
Përveç leximit, më pëlqen të shikoj tv, por edhe noti është një lloj hobi për mua.

A ka Majlinda kohë të lirë, për “kohë të lirë”? Nëse po, si e mbush atë?
Kohë pak kohë të lirë dhe, atë mundohem ta shfrytëzoj së bashku me shoqërinë time.

A ka shoqe dhe shokë Majlinda? Po ndonjë “mik” trim që guxon që t’ua shfaqë simpatinë?
Kam më shumë shoqe, kryesisht të klubit ku ushtroj.

Në xhudo nuk keni konkurencë, po në dashuri?
Dashuria është një kapitull i mbyllur për mua, deri sa të merrem me sport, ajo s’do të jetë pjesë e imja.

Keni emër melodik, a keni interesim për muzikë, apo ndonjë zhanër tjetër të artit?
Muzika më pëlqen, por vetëm ta dëgjoj, sepse zërin nuk e kam fare melodik.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori