LAJMI I FUNDIT:

Magjia e Pri Film Fest në Prishtinë – Gjithçka nga edicioni i 11-të i festivalit që i jep dritë kryeqytetit

Magjia e Pri Film Fest në Prishtinë – Gjithçka nga edicioni i 11-të i festivalit që i jep dritë kryeqytetit

I njohur si festivali që i jep dritë kryeqytetit, Pri Film Fest edhe në edicionin e tij të 11-të solli plot pesë netë fantastike në Prishtinë.

Me mbi 70 filma, prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një premierë evropiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive me muzikës Live dhe DJ nga artistë të huaj, u shënua kështu edicioni i 11-të, i cilësuar si një nga më të suksesshmit e Pri Film Fest.


Telegrafi edhe këtë vit u gjend në mesin e këtyre aktiviteteve, duke sjellë nga afër emocionet e artistëve dhe regjisorëve pjesëmarrës.

Prurjet kinematografike këtë vit u cilësuan të larta, ndërkohë që suksesi i filmave vendorë është dëshmuar tashmë edhe me udhëtimin që projektet filmike vendore po bëjnë nëpër botë.

Organizatorja Vjosa Berisha për Telegrafi tha se edhe këtë kishte nderin e realizimit të një festivali të tillë, i cili tashmë është shndërruar në festival tradicional dhe me rëndësi për kulturën.

“Ka shkuar shumë mirë, çdo vit mirë e më mirë edhe ne i gëzoheshim shumë këtij fakti, sepse me siguri që çdo vit ne mësojmë prej gabimeve, bëjmë diçka më mirë, kemi diçka më inovative, gjejmë gjëra të reja se çfarë të shtojmë në festival dhe besoj se ajo e bën më të veçantë çdo edicion”, tha Vjosa për Telegrafin.

Vjosa Berisha, organizatore e Pri Film Fest (Foto: Telegrafi)

E njëjta ka pohuar se është e kënaqur me edicionin e 11-të, të cilin e përshkruan si sukses në rritje të festivalit të kthyer tashmë në traditë.

“Po jam shumë e kënaqur, sepse kemi pasur jashtëzakonisht shumë mysafirë, kanë qenë filmat shumë të mire, janë ndjekur shumë prej publikut, kemi pasur salla plot në shumicën e filmave, përveç filmave dokumentarë ose që kanë audienca më specifike, po në përgjithësi ka pasur audiencë më të madhe. Por edhe në aktivitete tjera të forumit, aktivitetet e ekspertëve, që iu dedikohen film-bërësve, aktorëve, ka qenë interesimi jashtëzakonisht i madh, kemi pasur ekspertë të fushave të ndryshme. E kemi një numër të madh të fituesve të çmimeve që janë këtu sonte në sallë. Është e vështirë për disa prej tyre sepse deri në moment të fundit nuk e dinë kush ka me qenë fituesi, dhe është vështirë t’i sjellësh në moment të fundit, po këtë vit kemi pasur fatin që shumica prej tyre veç kanë qenë këtë vit këtu për t’i prezantuar filmat e tyre”, ka thënë më tej organizatorja e Pri Film Fest, Vjosa Berisha.

Edhe Fatos Berisha, u shpreh i lumtur për suksesin që Pri Film Fest ka shënuar këtë vit, përkundër vështirëve që vazhdojnë të shoqërojnë organizatorët në realizimin e festivaleve.

“Unë jam prapa organizimit, kështu që besoj që më mire e thonë njerëzit që janë mysafirë, publiku e shpreh mendimin e vet. Ajo që mund të them është se ka shkuar gjithçka mirë sa i përket rrjedhës, ka pasur një numër të madh të publikut, më i madh se viteve tjera. Sa i përket filmave, kemi pasur filma të Shqipërisë, Maqedonisë, pra ka pas prurje më të mëdha. Deri këtu, jam i kënaqur”, ka thënë Berisha.

Fatos Berisha, bashkë-organizator i Pri Film Fest (Foto: Telegrafi)

Tutje, ai tha se vështirësitë për realizimin e një festivali janë gjithnjë prezente, por që shpreson se hapësira e dedikuar për kulturë dhe sport në vitet e ardhshme të jetë më e madhe.

“Po natyrisht, unë nuk po dua t’i losh shikuesit me ankesa, sepse në fund të fundit e kemi përmbyll gati edicionin e 11-të, ky është festival tradicional tashmë, por vështirësitë nuk po zvogëlohen, sepse festivali po rritet, po rritet programi dhe çdo gjë tjetër. Por po shpresoj që vitin tjetër do jetë më mirë, ngase i kemi gjithnjë të njëjtat fjalë, që vitin tjetër të kemi mbështetje më të madhe. Kultura nuk është edhe fort prioritet i këtij vendi, por shpresoj që do të ndryshojë, sepse edhe kultura edhe sporti janë para politikës, sepse ne po i thyejmë barrierat, ne po bëjmë ura miqësie edh me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, kështu që shteti neve duhet të na shfrytëzojë, sepse diplomacia kulturore por edhe sportive duhet të përkrahet pak më shumë”, tha Fatos Berisha për Telegrafin

Aktori i njohur nga Gjlani, Ernest Zymberi, gjithashtu nuk i kurseu fjalët më të mira për festivalin e filmit, duke e shquar si një ndër ngjarjet më kulturore në vend.

“Nuk kemi pasur shumë mundësi të mëdha me e përcjellë, por kemi përcjell diçka prej filmave, por ka qenë një edicion i veçantë i PriFest. I urojmë shumë suksese këtij festivali, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme filmike që ndodhin në vend”, tha Ernesti për Telegrafin.

Ndërkohë edhe aktori Ridvan Murati u shpreh i kënaqur nga zhvillimet që karakterizuan edicionin e 11-të të Pri Fest-it.

“Kam qenë në hapje, në një nga filmat që u dha premierë në hapje. Mandej edhe në një ditë tjetër kam qenë. Megjithatë mund ta theksoj se është një prej festivaleve më të mira në Ballkan. E kemi të vetmin ne, edhe besoj që do të zgjasë tradita edhe viteve tjera”, ka thënë aktori Murati.

Aktorët e hit serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati (Foto: Telegrafi)

E pranishme përgjatë javës, por edhe me shumë elegancë në natën finale ishte edhe aktorja e njohur nga Shqipëria Jonida Vokshi. Ajo për Telegrafin, tregoi se si ka kaluar gjatë kësaj jave dhe çfarë priste nga nata finale e Pri Film Fest.

“Çmime…çmime për filmat më të mirë, për dokumentarët më të mirë, për projektet kinematografike që kanë qenë pjesë e PriFest-it gjatë një jave. E kam ndjekur jo thuajse çdo ditë, sepse duhet të kthehesha edhe në Tiranë për disa punë të mijat. Por për aq kohë sa kam qëndruar këtu, pothuajse më shumë se gjysmën e festivalit e kam ndjekur dhe e kam shijuar. Kam shijuar projektet, kam shijuar atmosferën e tapetit kuq, festat, after-partyt, çdo gjë…”, tha Jonida Vokshi për Telegrafin.

E më i veçantë për të ky edicion ishte fakti se si event – Pri Film Fest 11 është i pari në të cilin ajo prezantohet me zyrtarisht me të fejuarin e saj, Besnik Krapi.

“Ky është eventi i parë që ju na keni parë që të kalojmë bashkë në një tapet të kuq, por kemi qenë edhe në vende tjera, por thjeshtë nuk e kemi bërë publike”, ka thënë Jonida për Telegrafin.

Aktorja Jonida Vokshi (Foto: Telegrafi)

Aktori nga Shqipëria, Besmi Bitraku, ishte gjithashtu i pranishëm në tapetin e kuq të festivalit, duke u shprehur pritshmëritë e Pri Fest-it këtë vit sipas tij u tejkaluan

“Super, është fiks ashtu siç kam një muaj që e pres. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam parë filma shumë të mirë. Kam përshtypjen që është në një zhvillim e sipër…”, tha Besmir Bitraku për Telegrafin.

Besmir Bitraku (Foto: Telegrafi)

Aktorja shumë e dashur për publikun e cila shquhet për natyrën e saj karizmatike, Shengyl Ismajli, gjithashtu nuk hezitoi t’i ndajë emocionet e natës finale të Pri Film Fest për Telegrafin. Ajo tha se këtë vit ka qenë pjesëmarrëse në dy nga filmat pjesëmarrës.

“Si gjithmonë, lum ne që e kemi PriFest-in. Të gjithë aktorët kemi mundësinë të shohim filma të ndryshëm, të takojmë filma të ndryshëm. Kam marrë pjesë një dy filma që janë pjesë e festivalit, kështu që sa i përket çmimeve, le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Shengyl Ismajli për Telegrafin.

Shengyl Ismajli (Foto: Telegrafi)

Aktori i njohur Besnik Krapi ka qenë përgjatë gjithë javës i angazhuar në Pri Film Fest, ndërsa tregoi se për gjithë këto ditë gjithçka ka shkuar mirë.

“Kam qenë non stop këtu vazhdimisht edhe jemi kënaq. Sot po presim t’i ndajmë shpërblimet, ta përmbyllim një javë shumë produktive dhe të kënaqemi bashkë”, tha Besnik Krapi për Telegrafin.

Njashtu sikurse e fejuara e tij tashmë, Jonida, edhe për aktorin Krapi ishte emocionues fakti që për herë të parë erdhi me Jonidën si çift zyrtar tashmë para kamerave.

“Ky është eventi i parë që ndoshta na keni pa bashkë, por ne kemi qenë edhe në evente tjera së bashku, kështu që kësaj here edhe unë si PriFesti-it ka qenë shumë kënaqësi me e pas edhe Jonidën këtu, duke marrë parasysh që Jonida është një prej figurave më të dashura të publikut”, ka thënë më tej Besnik Krapi për Telegrafin.

Besnik Krapi (Foto: Telegrafi)

Teksa ka pasur privilegjin që të jetë pjesë e jurisë këtë vit, aktori i mirënjohur Armond Morina u bëri thirrje institucioneve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kulturës.

“Pri Fest-i e kaloi vitin e 11, po hynë në dekadën e dytë me shumë vështirësi për ta mbajtur gjallë. Por unë do i kisha bërë thirrje me të vërtetë kësi lloj dritare në këtë vendin tonë të izoluar, janë shumë të mirëseardhur të shohin kulturën evropiane dhe evropianët që po vijnë, d.m.th film-bërësit po e shohin që ne jemi evropianë të vërtetë dhe po shohin paragjykimet e veta që i kanë ndaj kësaj shoqërie, gjë që është nevojë, sepse e fut Kosovën në një hartë. Shumë njerëz që kam takuar për herë të parë që kanë ardhur, kanë thënë: “Shumë vend i sigurt”, pra i kanë hequr paragjykimet e tyre që i kanë. Eshte për atë më dhimbsen festivalet që kanë vështirësi – festivalet që i kanë kaluar 10 vjet. Është festivali i joni, i qytetit, duhe ta suportojmë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Armond Morina (Foto: Telegrafi)

Aktorja Anisa Ismajli tha se përkundër faktit që nuk ka mundur ta ndjekë tërë festivalin, ndjehet e lumtur që eventet e tilla ia mundësojnë bashkimin me kolegët.

“Nuk mund të them që i kam ndjekur shumë filma, sepse ka ndodhur që në një ditë i kam parë tri filma, edhe pak si shumë, sepse jam edhe në punë. Por, e mira e festivalit është që ti po mund të zgjedhësh, sa po do me pa filma dokumentarë, a po do me pa filma të gjatë apo të mesëm. Siç po e sheh, Pri Film Festi po na mbledh neve artistëve, që ndoshta një kohë të gjatë nuk po mund të shihemi me njëri-tjetrin, edhe po vijmë këtu dhe po e bëjmë njëfarë takimi. Festival fantastik, kështu që shpresojmë që njësoj do të vazhdojë me edicionet e radhës”, ka thënë Anisa Ismajli.

Anisa Ismajli (Foto: Telegrafi)

Aktori Eshref Durmishi tash e sa vite e ndjek nga afër festivalin Pri Film Fest. Ai thotë se është i kënaqur nga prurjet e shumta që pati edicioni i sivjetmë.

“Pri Fest-i prej vitit të parë kur ka filluar, unë kam qenë shpesh i angazhuar në Pri Fest, si vullnetar në atë kohë. Është një prej festivaleve që Prishtinën vërtet e shndërron në një festë të filmit gjatë një jave, ku shumë njerëz vijnë të shohin filma. Shumë njerëz vijnë nga bota, ka film-bërës prej krejt vendeve të botës, ka mundësi që edhe aktorët, producentët, skenaristët nga Kosova të krijojnë kontakte shumë të mira me script-doktora. Këtë vit kemi pasur fatin që aktorët të takohen me ekspertet e kastingut. Kështu që shpresoj që Pri Fest-i ka me e pas një jetëgjatësi shumë të madhe. Kam përcjell shumë filma dhe jam i kënaqur me programin e sivjetmë të Pri Festi-it”, tha Eshref Durmishi për Telegrafin.

Eshref Durmishi (Foto: Telegrafi)

Aktorja Albulena Kryeziu – Bokshi ishte gjithashtu prezente në finalen e Pri Film Fest. Ajo në një prononcim për Telegrafin tregoi filmat e kolegëve që i lanë mbresa këtë vit.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të mëdha. I kam parë disa prej filmave, pot jo si zakonisht qysh i kam përcjellur, por gjithsesi s’mundem pa qenë prezente në Pri Fest. Ata filma që i kam parë më kanë pëlqyer shumë, mundem ta cekë filmin e Arzana Krajës, i cili ka qenë në hapje. Besoj që ka qenë një film që na ka tronditur të gjithëve në publik. Një film i fuqishëm, që ngre një temë shumë të ndjeshme. Ka shumë gjëra që i kemi harruar por që filmi po na i bën t’i rikujtojmë dhe t’i thërrasim mendjes”, ka thënë Albulena Kryeziu – Bokshi.

Albulena Kryeziu – Bokshi (Foto: Telegrafi)

Nata finale e Pri Film Fest përndryshe shpërbleu me çmime aktorë, producentë e filma vendorë dhe të huaj për punën e bërë gjatë një viti.

Me një traditë 11 vjeçare tashmë, Pri Film Fest përveçse një ngjarje me rëndësi kulturore në vend, mund të shquhet edhe si festivali që ndriçon kryeqytetin me vlerën e tij artistike që e ruan. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori