LAJMI I FUNDIT:

Magazina e drogës në Rrëshen, ku u kapën 3 ton kanabis sativa

Magazina e drogës në Rrëshen, ku u kapën 3 ton kanabis sativa
Në qendër të Rrëshenit u zbulua sot një magazinë me 3 ton kanabis sativa dhe u arrestuan 15 vetë. Kanabisi që u sekuestrua kap një vlerë të përafërt 1 milionë euro, ndërsa zyrtarë janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Droga në këtë magazinë grumbullohej dhe përpunohej nën mbrojtjen e kryebashkiakut por edhe të policisë lokale.

Në njoftim nuk jepet sasia e drogës së kapur, thjesht bëhet me dije se janë shoqëruar 15 persona.

Më herët Lapsi.al ka raportuar se janë kapur rreth 3 ton drogë, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka denoncuar përplasjen mes policisë së Rrëshenit dhe FNSH-së.


Sipas tij policia e Rrëshenit ka braktisur aksionin, duke lënë të kuptohet implikimin e saj në magazinën e drogës në ish-pularinë e qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Operacion anti-cannabis i zhvilluar nga shërbimet e D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.Sh-në , i cili ka përfunduar që në orën 15:00.

Është konstatuar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Janë shoqëruar 15 persona deri tani të cilët po sillen në D.V.P. Lezhë për veprime të metejshme hetimore.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë.