Madonna u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të mos dorëzohen, duke dënuar administratën e Donald Trump për “shkatërrimin e të gjitha lirive” të komunitetit LGBT+.
Presidenti i rizgjedhur amerikan ka shkaktuar shqetësime të mëdha që në ditët e para të mandatit të tij, pasi ka firmosur një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë amerikanët transgjinorë, jobinare dhe interseks, si dhe ka ndërmarrë ndryshime në administratën federale që praktikisht mohojnë ekzistencën e personave trans, shkruan The Independent.
Madonna e bëri të qartë shqetësimin e saj të martën (28 janar), kur ndau një deklaratë të shkurtër në X/Twitter: “Është kaq e trishtë të shohësh qeverinë tonë të re duke shkatërruar ngadalë të gjitha liritë për të cilat kemi luftuar dhe që kemi FITUAR ndër vite”, shkroi ylli i popit, duke shtuar një flamur ylberi dhe një emoji zemër të thyer”.
“Mos e lini luftën përgjysmë!”, shtoi ajo.
It’s so sad to watch our new Government slowly dismantling all the Freedoms we have been fighting for and WON over the years. 🏳️🌈💔
Don’t give up the Fight! pic.twitter.com/6FiziYa2zM— Madonna (@Madonna) January 28, 2025
Ylli i “Like a Prayer” ka qenë një mbështetëse e zëshme e të drejtave të komunitetit LGBT+ për dekada, që nga vitet ’80, kur u bë një nga figurat e para të njohura që foli hapur për krizën e SIDA-s.
Deklarata e saj erdhi menjëherë pasi Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv të titulluar “Prioritizimi i Ekselencës dhe Gatishmërisë Ushtarake”, i cili kufizon shërbimin ushtarak për personat transgjinorë.
Ky urdhër rikthen një politikë të diskutueshme nga mandati i parë i Trump, të cilën Joe Biden e kishte shfuqizuar në vitin 2021, duke lejuar personat trans të rekrutoheshin dhe të shërbenin hapur në ushtri.

Një tjetër urdhër i administratës ka udhëzuar agjencitë federale të shfuqizojnë politikat që mbështesin ose njohin kujdesin shëndetësor afirmues për personat transgjinorë.
Kjo politikë, e cila synon ndalimin e recetave për bllokuesit e pubertetit, terapitë hormonale dhe ndërhyrjet kirurgjikale për të miturit nën 19 vjeç, e cilëson kujdesin shëndetësor afirmues si “gjymtim”.
Shoqata të mëdha mjekësore, duke përfshirë Shoqatën Mjekësore Amerikane dhe Akademinë Amerikane të Pediatrisë, theksojnë se udhëzimet për kujdesin afirmues janë klinikisht të përshtatshme për të rinjtë trans që përjetojnë disfori gjinore.
Presidentja e Human Rights Campaign, Kelley Robinson, deklaroi: “Çdokush meriton lirinë për të marrë vendime të thella personale për kujdesin shëndetësor për veten dhe familjen e tyre – pavarësisht të ardhurave, kodit postar ose mbulimit shëndetësor.
Ky urdhër ekzekutiv është një përpjekje e hapur për të futur politikanët midis njerëzve dhe mjekëve të tyre, duke i penguar ata të kenë akses në kujdesin shëndetësor të bazuar në prova, i cili mbështetet nga çdo organizatë e madhe mjekësore në vend”.
Deklarata e Madonnës erdhi pas një reagimi emocional të Selena Gomez, e cila postoi dhe më pas fshiu një video lidhur me bastisjet e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë fundjavës, ku u arrestuan afro një mijë persona në qytete të mëdha të SHBA-së si pasojë e politikave të reja të emigracionit të Trump.
“E dua popullin tim dhe më vret zemra për atë që po ndodh,” tha këngëtarja me origjinë meksikane, duke qarë. “Nuk e kuptoj. Fëmijët… Më vjen shumë keq, do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të përpiqem me çdo mënyrë, ju premtoj”.
Ajo më vonë u përgjigj ndaj kandidatit për Senatin e SHBA-së, Sam Parker, i cili kërkoi që ajo të deportohej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Melinda Ademi prek zemrat e fansave me këngën e re “Dedikim” për nënën e saj të ndjerë

Laerti lë shtëpinë për të interpretuar një poezi prekëse për nënën, ajo e befason në studio

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja