LAJMI I FUNDIT:

Astrit Kabashi kujton të madhin Faruk Begolli (Foto)

Astrit Kabashi kujton të madhin Faruk Begolli (Foto)

Aktori Astrit Kabashi është shumë i pëlqyer nga publiku për rolet në projekte të ndryshme filmike.

Ai mbahet më së shumti në mend nga publiku si ‘Bekimi’ i hit serialit “Kafeneja Jonë”.


"Bordel Balkan" Foto by: Meddy Huduti

A post shared by astrit kabashi (@astritkabashi) on May 7, 2017 at 8:35am PDT

I njëjti ka përfunduar Akademinë e Arteve në Prishtinë – dega aktrim, dhe si çdo aktor tjetër i gjeneratës së tij, edhe ai ka kaluar përmes duarve të të madhit Faruk Begolli, i cili njëherësh ishte edhe profesor në këtë Universitet.

Tash e sa vite, Begolli është ndarë nga jeta, teksa studentët e tij vazhdojnë ta kujtojnë atë me mall vetëm përmes fotografive që u kanë mbetur.

#yllkabrada

A post shared by astrit kabashi (@astritkabashi) on Feb 19, 2017 at 7:41am PST

Këtë ka bërë së fundmi aktori Kabashi, i cili ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi bardhë e zi, ku shfaqet pranë aktorit Faruk Begolli.

“I madhi me të madhin” ka qenë një nga komentet e ndjekësve të tij në këtë fotografi.

Ndryshe, aktorin do ta shohim në javët në vazhdim në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike. /Telegrafi/

A post shared by astrit kabashi (@astritkabashi) on Oct 27, 2017 at 8:44am PDT