LAJMI I FUNDIT:

Macron viziton Notre Dame, bota merr pamjen e parë brenda katedrales pesë vite pas zjarrit shkatërrues që detyroi mbylljen e saj

Macron viziton Notre Dame, bota merr pamjen e parë brenda katedrales pesë vite pas zjarrit shkatërrues që detyroi mbylljen e saj

Një nga vendet më të shquara turistike të Parisit është planifikuar të rihapet për publikun më 8 dhjetor.

Pas më shumë se pesë vitesh mbyllje pas një zjarri shkatërrues, brendësia e re e Katedrales Notre Dame u zbulua para presidentit francez Emmanuel Macron.

Macron shoqërohej nga gruaja e tij, Brigitte, kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich dhe kryebashkiaku Anne Hidalgo.


Ndërsa pjesa e brendshme zbulohet për herë të parë, ajo është planifikuar të rihapet për publikun më 8 dhjetor.

Megjithatë, pjesa e jashtme e katedrales mbetet një kantier ndërtimi i mbushur me vinça dhe skela, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se muret gëlqerore të saj janë pastruar jo vetëm nga pluhuri i zjarrit, por edhe nga pluhuri shekullor.

Ndryshe, para zjarrit katedralja kishte tërhequr miliona vizitorë.

Por, incidenti i 15 prillit të vitit 2019 detyroi mbylljen e saj.

Vizita e Macronit ofroi një vështrim të fshehtë përpara rihapjes, duke nisur një seri ngjarjesh që çuan në zbulimin e kryeveprës gotike të shekullit të 12-të.

Presidenti francez do të kthehet më 7 dhjetor për të marrë pjesë në inaugurimin e katedrales së re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bashar al-Assad largohet nga Siria me aeroplan, pasi rebelët fitojnë kontroll të plotë të qyteteve kyçe

Bashar al-Assad largohet nga Siria me aeroplan, pasi rebelët fitojnë kontroll të plotë të qyteteve kyçe

Azia
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka

Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka

Azia
Rebelët shpallin Damaskun

Rebelët shpallin Damaskun "të çliruar" dhe të burgosurit politikë të liruar

Botë
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?

Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?

Azia
Zelensky thotë se bisedimet në Paris me Trump dhe Macron ishin

Zelensky thotë se bisedimet në Paris me Trump dhe Macron ishin "konstruktive"

Botë
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad

Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad

Botë
Kalo në kategori