LAJMI I FUNDIT:

Macron: Ukrainës ndoshta do t’i duhen disa dekada për anëtarësim në BE

Macron: Ukrainës ndoshta do t’i duhen disa dekada për anëtarësim në BE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se ndoshta do të duhen “disa dekada” që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Por ai shton se Ukraina është “tashmë një anëtare” e familjes evropiane për shkak të “luftës” dhe “guximit”, raporton bbc.


I pari i shtetit francez gjithashtu i tha Parlamentit Evropian në Strasburg se shpreson që BE-ja të ecë “me shpejtësi” përpara në pranimin e shtetit ukrainas.

“Ne të gjithë e dimë shumë mirë se procesi për të lejuar [Ukrainë] të bashkohet do të zgjaste vërtet disa vjet, ndoshta disa dekada”, tha ai dhe shtoi se “kjo është e vërteta, nëse nuk vendosim të ulim standardet për pranim. Dhe të rimendojmë unitetin e Evropës sonë”.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase kanë plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE.

Ndryshe, Komisioni Evropian synon që në muajin qershor të japë opinionin për anëtarësimin e Ukrainës në BE. /Telegrafi/