LAJMI I FUNDIT:

Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

Macron: Turqia nuk është më partner i BE-së

Drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse ky vend shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det. Me atë rast, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Turqia nuk është më një partner i BE-së dhe se evropianët duhet të jenë të vendosur.

France24 shkruan se lideri francez priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe.

Macron nuk e fshehu zemërimin me presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan duke deklaruar para samitit se Turqia nuk ishte më partner i BE-së dhe se evropianët meritonin një qasje pak më të ndryshme nga ajo që po ndiqet aktualisht nga qeveria, transmeton Telegrafi.

“Na vjen keq që Turqia nuk ka pranuar thirrjet e BE-së për t’i dhënë fund aktiviteteve të saja të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Egje. Nëse nuk e bën këtë dhe nuk bie dakord për dialog, BE është e gatshme të hartojë një listë të masave të tjera kufizuese”, shtuan udhëheqësit. ato mund të diskutohen në Këshillin Evropian në 24 Shtator.

Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron në një konflikt në rritje me Turqinë mbi burimet e gazit dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, duke shkaktuar frikë nga konflikte më serioze.

Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me listë të re të sanksioneve, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për shkak të ujërave në Mesdheun lindor
Lexo po ashtu Shtetet jugore të BE-së kërcënojnë Turqinë me listë të re të sanksioneve, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për shkak të ujërave në Mesdheun lindor

Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje shkaku i rezervave të gazit natyror dhe caktimit të territorit në det.

Greqia dhe Turqia pretendojnë të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në zonën e diskutueshme. Turqia ka dërguar anije kërkimore në zonën e diskutueshme, ndërsa anëtarët e BE-së kanë dërguar anije për të mbështetur Greqinë. Ankaraja dhe Athina po kryejnë stërvitje ushtarake me anije luftarake dhe aeroplanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori