LAJMI I FUNDIT:

Macron tronditi Netanyahun: Njohja e Palestinës nuk është më tabu për Francën, ia kemi borxh palestinezëve

Macron tronditi Netanyahun: Njohja e Palestinës nuk është më tabu për Francën, ia kemi borxh palestinezëve

Njohja e një shteti palestinez nuk është më çështje tabu për Francën, tha presidenti Emmanuel Macron, duke sugjeruar se Parisi mund të marrë një vendim nëse përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete ngecin shkaku i Izraelit.

“Partnerët tanë në rajon, veçanërisht Jordania, po punojnë për këtë, ne po punojmë me ta. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të, në Evropë dhe në Këshillin e Sigurimit. Njohja e një shteti palestinez nuk është një çështje tabu për Francën”, tha Macron dhe shtoi se “ne ia kemi borxh palestinezëve, aspiratat e të cilëve janë shkelur për një kohë të gjatë”.


Njohja e njëanshme franceze nuk do të ndryshonte situatën në terren pa negociata të vërteta, por do të kishte peshë simbolike dhe diplomatike, raporton timesofisrael.

Netanyahu thotë se Izraeli është kundër krijimit të shtetit palestinez
Lexo po ashtu Netanyahu thotë se Izraeli është kundër krijimit të shtetit palestinez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pohuar haptas se është kundër themelimit të shtetit palestinez.

Ligjvënësit francezë votuan në vitin 2014 për njohjen e Palestinën, një veprim simbolik që kishte pak ndikim në qëndrimin diplomatik të Francës.

Komentet e Macronit ishin hera e parë që një lider francez kishte bërë një sugjerim të tillë dhe sinjalizonte se liderëve perëndimorë po u humb durimi me shtetin izraelit ndërsa numri i viktimave në Gaza po rritet shkaku i hakmarrjes izraelite pas një sulmi të 7 tetorit nga grupi militant islamik palestinez Hamas që vrau 1200 njerëz dhe mori peng 253 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori