LAJMI I FUNDIT:

Macron thotë se kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim janë të papranueshme

Macron thotë se kushtet e vendosura nga Putini për armëpushim janë të papranueshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se kushtet e vendosura nga presidenti rus, Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë “nuk janë të pranueshme për askënd”.

“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim”, tha Macron para gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian që do të përqëndrohet në pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhjet për rritjen e çmimeve të energjisë dhe më pak varësi nga gazi dhe nafta ruse.

Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelenskyn
Lexo po ashtu Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelenskyn

Macron tha se nuk e sheh një armëpushim që mund të arrihet në orët e ardhshme në Ukrainë, “Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist”, raporton euronews.

Duke folur për kërkesën e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE, Macron u tha gazetarëve se “Me një vend në luftë? Nuk mendoj kështu… A duhet ta mbyllim derën dhe të themi “kurrë”? Kjo do të ishte e padrejtë”.

Presidenti francez tha se lufta në Ukrainë është një “tragjedi … një tragjedi njerëzore, politike dhe humanitare”, por shtoi se “do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës”.

Ndryshe, Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori