LAJMI I FUNDIT:

Macron propozon ndryshime të mëdha në BE – Nga heqja e vetos për vendet anëtare deri në promovimin e bujqësisë organike

Macron propozon ndryshime të mëdha në BE – Nga heqja e vetos për vendet anëtare deri në promovimin e bujqësisë organike

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozuan, në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës për të Ardhmen e Evropës në Strasburg, ndryshimin e Traktatit të BE-së – “heqjen e vetos në politikën e jashtme dhe të sigurisë për shtetet anëtare”.

Konferenca për të ardhmen e Evropës filloi një vit më parë dhe përbëhej prej të ashtuquajturve “panele qytetare”. Agjencitë e marketingut zgjodhën 800 pjesëmarrës në përputhje me strukturën socio-demografike të Bashkimit Evropian. Të ndarë në katër panele të ndryshme me nga 200 pjesëmarrës secili, miratuan rekomandimet që ata besojnë se Bashkimi Evropian duhet t’i zbatojë.


Disa nga propozimet e Konferencës për të ardhmen e Evropës, si heqja e vetos në politikën e jashtme dhe të sigurisë, bëjnë thirrje për një ndryshim të Traktatit të BE-së, prandaj Parlamenti Evropian pritet të organizojë një konventë për të diskutuar këto çështje, raporton aljazeera.

Macron tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë “efikas dhe sovran” në mënyrë që t’i përgjigjet sfidave globale, gjë që është e vështirë të arrihet në kontekstin aktual.

“Sfida është të jesh efikas në kohë paqeje, jo vetëm në kriza”, tha ai në Parlamentin Evropian.

“Përballë kësaj, ne duhet të reformojmë traktatet, kjo është e qartë”, tha francezi, duke shtuar se një mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e një konvente për të ndryshuar Traktatin.

“Ky është një propozim i Parlamentit Evropian dhe unë e miratoj atë”, tha ai duke shtuar se “kjo do të thotë gjithashtu t’i lehtësosh gjërat dhe të shfrytëzosh votën e shumicës për politikat kryesore publike”.

Rekomandimet përfshijnë, për shembull, promovimin e bujqësisë organike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër kudo që është e mundur, krijimin e një rrjeti evropian të transportit publik, futjen e standardeve minimale shëndetësore në nivel të BE-së, integrimin e mëtejshëm të një tregu, reduktimin e varësisë nga vendet e treta etj.

Krahas propozimeve të tilla parimore, kërkesat specifike që devijojnë më shumë nga situata aktuale janë votimi me shumicë të cilësuar për të gjitha çështjet, përveç zgjerimit të BE-së, si dhe mundësia e një referendumi në nivel evropian të thirrur nga Parlamenti Evropian.

Macron: Ukrainës ndoshta do t'i duhen disa dekada për anëtarësim në BE
Lexo po ashtu Macron: Ukrainës ndoshta do t'i duhen disa dekada për anëtarësim në BE

AFP thekson se Franca, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë shprehur mbështetje për ndryshimin e marrëveshjes ndërsa 13 shtete janë kundër këtij propozimi.

Ndryshe, nevojitet një shumicë për të nisur një debat mbi këtë çështje në Këshill dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të japin pëlqimin e tyre për ndryshimin e Traktatit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori