LAJMI I FUNDIT:

Macron në Serbi, takim edhe me studentët shqiptarë

Macron në Serbi, takim edhe me studentët shqiptarë

Gjatë vizitës në Serbi, presidenti francez Emmanuel Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve ishin dy shqiptarë. Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

Rina Kadiri është nga Rahoveci i Kosovës, kurse Mikel Zito është nga Vora. Ata kanë qenë student dhe bëjnë projekte për të rinjtë. Tani janë më të qetë pasi kanë kryer misionin në Beograd.


Ky është momenti kur presidenti francez, Emanuel Macron, u flet studentëve që janë pjesë e fondacionit Ryco, nga i tërë rajoni. Rina dhe Mikeli këtu kanë përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Pak orë më vonë thonë se ishin të lumtur për të folur me presidentin francez dhe homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiç. Rina thotë se i ka treguar Macron, por edhe Vuçiq për nevojën që kanë të rinjtë. Si shqiptare e Kosovës e ka patur me rëndësi përfaqësimin.

Mikeli thotë si për shaka, se një jetë më e mirë në Ballkan nënkupton qëndrim në vendlindje dhe jo azil në Francë. Por, për ta arritur këtu nevojiten për tu krijuar kushte.

Presidentët kanë premtuar mbështetje për projektet e tyre pasi rininë e shohin si një mjet pajtimi dhe bashkëpunimin si mënyrë.

Vetë Vuçiq u premtoi se do të shtojë buxhetin për këto ide pozitive në rajonin e trazuar të Ballkanit./ABC News/

Për të parë videon klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori