LAJMI I FUNDIT:

Macron: Binda Trumpin të qëndrojë në Siri

Macron: Binda Trumpin të qëndrojë në Siri

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se ai ka bindur presidentin amerikan Donald Trump të mos tërheqë trupat nga Siria dhe të angazhohet në plan afatgjatë.

Më herët këtë muaj, Trump deklaroi se SHBA do të largohej nga Siria, shumë shpejt. Të shtunën, forcat e përbashkëta amerikane, britanike dhe franceze goditën sajte të qeverisë siriane si reagim ndaj një sulmi të supozuar me armë kimike. Macron tha se ai e kishte bindur Trump të mbante të kufizuara goditjet.


Trump dhe Macron, që raportohet se kanë një marrëdhënie miqësore, kanë biseduar disa herë ditët e fundit para se aksioni ushtarak të ndërmerrej. Duke folur në një intervistë në televizion, gjatë të cilës ai preku disa subjekte, Macron tha: “10 ditë më parë, presidenti Trump thoshte: SHBA do të tërhiqen nga Siria. Ne e bindëm atë se është e nevojshme të qëndrojë atje më gjatë”.

Pas komenteve të Macron, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha: “Misioni amerikan nuk ka ndryshuar, presidenti ka bërë të qartë se ai do që forcat amerikane të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Por, ajo shtoi se SHBA është e përcaktuar të thyejë tërësisht ISIS dhe të pengojë rikthimin e tij. Duke lajmëruar për sulmet në një fjalim para kombit, mbrëmjen e të premtes në Washington, Trump insistoi: “Amerika nuk kërkon një prani të pakufizuar në Siri, në asnjë rrethanë. SHBA ka një personel prej 2 mijë trupash në terren në Sirinë lindore që mbështesin aleancën e milicive kurde dhe arabe, të quajtur forcat siriane demokratike”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori