LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Projektbuxheti 2022 nuk është buxhet i zhvillimit por i mashtrimit

Lushtaku: Projektbuxheti 2022 nuk është buxhet i zhvillimit por i mashtrimit
Mërgim Lushtaku nga PDK (foto nga arkiva)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektbuxheti i vitit 2022 nuk është zhvillimor por i mashtrimit.

Lushtaku këto komente i ka bërë në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjen buxhetore, duke shtuar se nuk ka shifra që do ta përmirësojnë gjendjen në arsim dhe shëndetësi.

“Ky është buxhet i mashtrimit dhe jo i zhvillimit, ashtu si vet Qeveria Kurti. Qeveria ka premtuar se do të rrisin pagat, të ndihmojnë punësimit, bizneseve, të rrisin eksportet, ndërsa në këto shifra të prezantuara asnjë nga këto nuk i ka realizuar. Është rritur kostoja e qytetarëve duke ua vështirësuar jetesën. Qytetarët i kanë ende të freskëta pamjet e rrëzimit të kamionëve me mallra serbe, por në Qeverinë Kurti është rritur importi nga Serbia”, ka deklaruar Lushtaku.


Shqyrtimi i parë i Projektbuxhetit, Murati: Ekonomia është rimëkëmbur nga pandemia, buxheti 2022 do të jetë 8.7 për qind më i lartë
Lexo po ashtu Shqyrtimi i parë i Projektbuxhetit, Murati: Ekonomia është rimëkëmbur nga pandemia, buxheti 2022 do të jetë 8.7 për qind më i lartë

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati duke paraqitur arsyetimin Projektligjit ka thënë se, shpenzimeve buxhetore parashihet të janë 2.7 miliardë euro.

“Sa i përket Projektligjit të Buxhetit si shifër e përgjithshme e shpenzimeve buxhetore parashihet të kemi 2 miliardë e 748 milionë euro apo rreth 8.7 për qind më i lartë se sa buxheti i rishikuar i këtij viti kurse te të hyrat kemi paraparë 2 miliardë e 364 milionë euro apo rreth 15 për qind më shumë se sa buxheti i rishikuar i këtij viti”, është shprehur Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori