LAJMI I FUNDIT:

Lushi: Diaspora shqiptare në SHBA me shumë kapacitete, por e pakoordinuar me qendrat e shqiptare në Ballkan

Lushi: Diaspora shqiptare në SHBA me shumë kapacitete, por e pakoordinuar me qendrat e shqiptare në Ballkan

Aktivisti shqiptar në Amerikë njeherit edhe ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka folur për raportet e faktorit shqiptar në ballkan me diasporën.

Nënkryetari i Kongresit Panshqiptar Amerikan, Uk Lushi nuk është i kënaqur me koordinimin që kanë qeveritë shqiptare ne Ballkan me diasporën e SHBA-së.

Lushi, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se koordinimi i diasporës me qendrat e vendosjes shqiptare në Ballkan është më i ulëti ndër vite.

“Problemi i diasporës, sidomos asaj shqiptaro-amerikane është se nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kapacitete se që kemi sot, mirëpo nuk kemi pasur kurrë koordinim më të keq me qendrat e vendosjes shqiptare në Ballkan. Aty ka shumë politizim e partizim”.

Megjithatë aktivisti Lushi thotë se shtetet nuk mund të zhvillohen me emingracion.

“Përfaqësuesit e zgjedhur në Kosovë dhe ata që rrinë në atdhe janë patriotët e vërtetë. Emigracioni ka rol ndihmues dhe këshillues. Normalisht nëse dikush ka ide të mira në diasporë mund të ndihmojë dhe përfaqësuesit tonë mund të ndihmojnë. Por ne nuk mund të marrin rolin udhëheqës, sidomos pas themelimit të shteteve”.

Nënkryetari i Kongresit Panshqiptar Amerikan thotë se ata nuk po përdoren si aset që janë nga qeveritë.

“Ne nuk po përdoremi si aset. Madje jemi aset që nuk kushton asgjë. Ne nuk paguhemi nga shteti i Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Lushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori