LAJMI I FUNDIT:

Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu zgjidhet anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Ndërkaq, për dy anëtarë të tjerë, për të cilët nuk u arritën votat e mjaftueshme, konkursi do të përsëritet.

Në garë kanë qenë Granit Musliu, Xhevat Latifi, Veton Kasapolli dhe Jeta Abazi-Gashi.


Deputetët në seancën e sotme plenare kanë votuar në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Për anëtare të këtij Komisioni të Pavarur të Mediave, nga radhët e grave me 48 vota zgjidhet anëtare, Luljeta Aliu Krasniqi. Kurse, për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve nga katër kandidatë sa i patëm në rubrikën e dytë, nuk ka arritur të zgjidhet asnjë anëtar. Meqë Granit Musliu i ka 24 vota, Xhevat Latifi me 40, Veton Kasapolli me 41, kurse Jeta Abazi Gashi me 14 vota. Prandaj, nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për tu zgjedhur anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Sa i përket mandatit të anëtares së zgjedhur të këtij komisioni, ai ka shtuar se Komisionit i Pavarur i Mediave pritet që ta përcaktojë me short.

Dy anëtarë do të kenë mandat dy-vjeçar dhe një anëtar tjetër do të ketë mandat për katër vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori