LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko, ministrit të Sportit: Më duket se nuk e pashë Bjellorusinë në Kampionatin Botëror në Katar?

Lukashenko, ministrit të Sportit: Më duket se nuk e pashë Bjellorusinë në Kampionatin Botëror në Katar?

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko ka kritikuar publikisht zyrtarët e lartë për “dështimin e vendit në kualifikim për Kupën e Botës”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai është parë duke qortuar ministrin e Sportit dhe Turizmit Sergei Kovalchuk dhe të tjerë, se pse Bjellorusia nuk ishte në fazën finale.

Pamjet treguan presidentin duke sulmuar personalisht Kovalchuk për mungesën e një skuadre bjelloruse në Kupën e Botës në Katar.

Ai tha: “Kupa e Botës po vazhdon. Sergei Mikhailovich, unë disi nuk i vura re futbollistët tanë atje…?”.

Presidenti vazhdoi: “Ky sport, si shumë të tjerë, është në gjendje të rëndë në vendin tonë. Kur po të emëroja ty [Sergei Kovalchuk], shpresoja që ti, si një ushtarak që e do dhe njeh sportin, do t’i ktheje gjërat aty ku duhet”.

Çuditërisht, askush nuk ishte aq i guximshëm për t’i thënë Lukashenkos se pasi ai ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ai mund të jetë gjithashtu fajtor.

Dikur i quajtur diktatori i fundit në Evropë, Lukashenko është ngjitur në pushtet që nga zgjedhjet e diskutueshme në 2020, të cilat shumë pretendojnë se ai i humbi.

Bjellorusia nuk arriti të kualifikohej për në Katar pasi përfundoi e fundit në grupin e tyre, ku përfshihej edhe Uellsi.

Në tetë ndeshje ata fituan vetëm një ndeshje, kundër Estonisë. Në një ndeshje u mposhtën 8-0 nga Belgjika.

Bjellorusia nuk është kualifikuar kurrë në finalet e Kupës së Botës që kur u bë një vend i pavarur, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1990.

Ndoshta lojtari më i famshëm i vendit është Alexander Hleb, i cili dikur luante për Arsenalin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori