Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore, pasi sulmuesi i Interit ka probleme muskulore.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Antonio Conte gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes që zhvillohet të mërkurën.


RomeluLukaku 2 Antonio Conte dhe Romelu Lukaku (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Lukaku nuk është këtu, ai ka një problem muskulor në kuadriceps (muskulin e kofshës) që po e shqetëson qe 10 ditë".

"Ai ka vazhduar ta ndjejë shqetësimin dhe ekzaminimet ishin negative, prandaj vendosëm që të mos e rrezikonim. Duhet të bazohemi në atë se si ndihen lojtarët në raste të këtilla", ka sqaruar Conte.

Po ashtu, belgu është në rrezik që të mungojë edhe në derbin e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet të dielën. /Telegrafi/

telegrafi sport app