LAJMI I FUNDIT:

Lukaku flet për festimin ndaj Evertonit: Ky është futbolli (Video)

Lukaku flet për festimin ndaj Evertonit: Ky është futbolli (Video)

Manchester Unitedi fitoi ndaj Evertonit me rezultat 4-0 në Ligën Premier.

Golin e tretë në takim e shënoi Romelu Lukaku dhe belgu nuk ngurroi të festojë ndaj ish-skuadrës së tij.


Sulmuesi i Djajve të Kuq më pas shpjegoi edhe arsyen e festimit, duke treguar se ishte kundërpërgjigjeje e gëzimit të tifozëve të Evertonit kur ai godi murin gjatë gjuajtjes së lirë.

“Dua të them, është një tjetër gol dhe jam i lumtur me këtë fitore. Ishte vetëm një ngacmim.

“Humba gjuajtjen e lirë, por tani shënova me kokë. Ky është futbolli”, ka thënë Lukaku. /Telegrafi/