LAJMI I FUNDIT:

Luis Enrique flet për trajnerin e larguar të Spanjës, Roberto Moreno: Është i padrejtë, ambicia e tepruar nuk është virtyt

Luis Enrique flet për trajnerin e larguar të Spanjës, Roberto Moreno: Është i padrejtë, ambicia e tepruar nuk është virtyt
Luis Enrique sot në prezantim. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Luis Enrique është kthyer si përzgjedhës i Spanjës, pas një pushimi, ku kaloi një moment të vështirë pasi humbi të bijës disa ditë më parë.

Ai sot është ndalur duke sqaruar për herë të parë edhe vendimin për largimin e Roberto Morenos, që pasi u shkarkua si trajner, nuk u mbajt as në stafin teknik.


“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time”.

Luis Enrique në prezantim . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Sa i përket Morenos, i vetmi që nuk ka lidhje me largimin e tij, jam unë. E kam takuar vetëm më 12 nëntor në shtëpinë time dhe më tha se kishte menduar të drejtonte skuadrën në Evropian dhe më pas të largohej po të ishte nevoja”.

“E kuptoj që është ambicioz, por për mua është e padrejtë. Ambicia e tepruar për mua nuk është virtyt, por defekt”.

“Po të isha në vendin e tij, nuk do të sillesha në të njëjtën mënyrë. Jam këtu sepse drejtuesit e federatës vendosën të më thërrasin, ndaj nuk dua të tregoj asnjë histori tjetër”.

Luis Enrique. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Nga ana profesionale nuk kam asgjë për të thënë për Morenon, pasi është një trajner i mirë, por nga ana njerëzore nuk kam dyshuar asnjëherë, derisa më faktoi të kundërtën. Megjithatë janë situata që nuk dua t’i kujtoj”, ka thënë Luis Enrique. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori