LAJMI I FUNDIT:

Luhet derbi i zjarrtë i Gjilanit, Shaqiri: Do të luajmë për Skifterat – Limani: Kam ‘ushtarët’ më të mirë në botë, fitojmë për Intelektualët

Luhet derbi i zjarrtë i Gjilanit, Shaqiri: Do të luajmë për Skifterat – Limani: Kam ‘ushtarët’ më të mirë në botë, fitojmë për Intelektualët

Java e 18-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet me ndeshjen më të madhe në kampionat mes Gjilanit dhe Dritës.

Derbi lokal gjithmonë zgjon interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët e Gjilanit, të cilët jetojnë për këtë ndeshje.


Si rrallë herë më parë, Gjilani dhe Drita në këtë takim futën si pretendentë për titull të kampionit edhe pse vendasit kanë mbetur mbrapa në ndeshjet e fundit.

Bardh e kuqtë kanë 25 pikë pas 17 javëve ndërsa Drita katër më shumë dhe zë pozitën e tretë në tabelë.

Në një prononcim për Telegrafin mesfushori kryesor i Gjilanit, Filonit Shaqiri flet rreth ndeshjes kryesor të vitit.

Tifozët e Gjilanit ‘Skifterat’

“Ne jemi përgatitur si për çdo takim tjetër edhe për këtë derbi ndaj Dritës, ku qëllimi ynë është që t’i marrim pikët e plota”.

“Gjilanit në çdo ndeshje futet për fitore dhe këtë do të tentojmë ta bëjmë edhe sot edhe pse do të jetë vështirë pasi fusha është rënduar shumë dhe nuk besoj se do të ketë lojë të mirë për sy të tifozëve”, deklaroi Shaqiri.

Pika më e fortë e Gjilanit në mesfushë, Filonit Shaqiri

Në fund Shaqiri ka folur edhe për tifozët fantastik të klubit të tij ‘Skifterat’ për të cilët thotë se do të krijojnë atmosferë fantastike.

“Jam i bindur se do të kemi edhe sot si gjithnjë mbështetje të jashtëzakonshme të ‘Skifterave’ në tribuna. Ne si lojtarë do të japim 100% nga vetja jonë për t’i gëzuar ata dhe në fund besoj se ‘Skifterat’ do të festojnë një fitore të madhe”, ka përfunduar Shaqiri.

Ndërkohë nga ana e Dritës ka folur kapiteni i saj, Ardian Limani i cili thotë se e ndjen vetën si komandant i një ushtrie.

Ardian Limani ka qenë lider në mbrojtjen e Dritës

“Të jem kapiten i klubit të madh Drita për mua do të thotë si të jem një komandant i një ushtrie të madhe që në arenë duhet të sakrifikosh gjithçka”.

“Është privilegj i madh aq sa edhe përgjegjësi të jem kapiteni i këtij klubi, por jam krenar që kam ushtarët më të fortë pas vetës”, thotë Limani.

Tutje mbrojtësi qendror ka folur për derbi, duke thënë se janë përgatitur maksimalisht.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’

“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë për këtë ndeshje pasi dihet vlera e fitores në derbi. Tri pikët nga kjo ndeshje do të bënin që ne të dimërojmë më qetë”, ka thënë Limani që në fund ka edhe një mesazh për tifozët ‘Intelektualët’.

“Intelektualëve u premtojmë që pas ndeshjes nuk do të kemi fare energji, pasi në fushë do të derdhim tërë potencialin dhe atomin e fundit. Në fund atmosfera që bëjnë ata do ta kurorëzojmë me një fitore”, ka përfunduar Limani.

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet në stadiumin e qytetit dhe fillon nga ora 13:00.

Dy ndeshjet tjera të parapara për ditën e sotme janë Llapi – Trepça ’89 dhe Besa – Vëllaznimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori