LAJMI I FUNDIT:

Luftimet intensive po ngadalësojnë trajnimet e NATO-s

Luftimet intensive po ngadalësojnë trajnimet e NATO-s

Luftimet intensive në vitin 2015 i kanë lënë pa u realizuar përpjekjet e SHBA-ve dhe të NATO-s për të trajnuar një forcë të vetë-mjaftueshme, ka thënë sot komanduesi i ri në Afganistan.

Ndikimi i dhunës në vitin 2015, dhe ndryshimi i natyrës së armikut, me të cilin trupat afgane përballen, do të ketë ndikim të rëndësishëm në vlerësimin fillestar të kushteve në Afganistan me komandantin e ri të përgjithshëm, John Nicholson.


“Kjo periudhë intensive e luftimeve po ndërhyn me sfidat që i kemi. Supozimet që i kemi bërë në lidhje me afatet, duhet të ri-shikohen, bazuar mbi numrin e lartë të viktimave” ka thënë Nikolson për Reuters, në intervistën e tij të parë që nga marrja e komandës.