LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa do ta përfundojë vitin me 29 mijë punëtorë të pushuar nga puna

Lufthansa do ta përfundojë vitin me 29 mijë punëtorë të pushuar nga puna

Lufthansa do të përfundojë këtë vit me 29 mijë punëtorë të pushuar nga puna shkaku i pandemisë së coronavirusit, tha sot një zëdhënës i kompanisë.

Kompania tashmë ka pushuar 20 mijë njerëz gjersa rreth 10 mijë do të pushohen gjatë vitit të ardhshëm në Gjermani, transmeton Telegrafi.


Kompania, e cila u shpëtua nga falimentimi nga shteti, planifikon të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të të punësuarve në 100 mijë – largime vullnetare me pagë shkëputjeje ose një kontratë me afat të caktuar.

Disa punëtorë do të duhet të pranojnë paga më të ulëta për të kontribuar në kursime, raporton yahoo.

Lufthansa është goditur rëndë nga pandemia për shkak të kërkesës së reduktuar në mënyrë drastike për fluturime dhe tani ka shumë staf.

Deri në fund të tremujorit të tretë, Lufthansa regjistroi humbje prej 5.6 miliardë eurosh.

Ndërkohë, kërkesa për fluturime pushimesh është rritur, veçanërisht për Ishujt Kanarie, Cape Town në Afrikën e Jugut dhe Kankun në Meksikë. /Telegrafi/