eksperti-banner

Sportistet kazake dhe turke kanë sjell një skenë interesante dhe shumë komike në Kampionatin Botëror të ‘rrëzimit të duarve’ që po mbahet në Antalia.

Nuk u mjaftuan për të garuar vetëm në kampionat, por rivalitetin e tyre e transferuan edhe në podium në skenën komike “kush do ta mbulojë flamurin e kujt”.


Diana Tyukova dhe Dana Asanova, të cilat përfunduan garën në vendin e dytë dhe të tretë, shpalosën mes tyre flamurin e Kazakistanit në podium.

turkey vs kazak 1

Kjo do të thoshte se fituesja e garës, Kaglayan Derya Ceren e Turqisë - nuk kishte vend para saj për të shpalosur flamurin turk.

Mirëpo, për të ky nuk ka qenë problem, pasi thjesht ka lëvizur flamurin turk mbi atë kazak.

turkey vs kazak 2

Sportistëve kazake nuk iu pëlqeu aspak ajo lëvizje, ndaj pasoi një skenë komike e mbulimit të flamujve, herë të njërit e herë të tjetrit.

E gjithë kjo vjen pasi të dy vendet kanë histori politike jo edhe aq të mirë mes vete. /Telegrafi/

telegrafi sport app