LAJMI I FUNDIT:

Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 – krejt çfarë ndodhi në luftën që çoi në një realitet të ri në botën arabe!

Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 – krejt çfarë ndodhi në luftën që çoi në një realitet të ri në botën arabe!

Janë shënuar 44 vite nga fillimi i luftës së vitit 1973 midis Izraelit, Egjiptit dhe Sirisë. Lufta, e njohur për izraelitët si Lufta e Yom Kippur, çoi në një realitet të ri në botën arabe dhe ndryshoi fytyrën e politikës së jashtme të SHBA drejt Lindjes së Mesme.

Përse tre vendet shkuan në luftë?


Kushtet që formuan Luftën e vitit 1973 u krijuan gjashtë vite më herët. Në vitin 1967, Egjipti, Jordania dhe Siria u përfshinë në gjashtë ditë beteje kundër Izraelit, që rezultoi me okupimin izraelit të asaj që ka mbetur nga Palestina historike, si dhe shkretëtirën egjiptiane të Sinait dhe lartësitë e Golanit nga Siria.

Ngjarja u bë e njohur si Lufta e Qershorit.

Në një luftë prej 6 ditësh, ushtria izraelite u bë një pengesë e madhe për forcat e tre vendeve arabe dhe fitoi një territor që ishte tre herë e gjysmë sa madhësia e tij.

Pas gjashtë vjetësh, Egjipti dhe Siria vendosën të nisin një sulm të koordinuar dy-frontal për të rimarrë territorin që humbën në 1967.

Në sfond, politika e Luftës së Ftohtë ndërmjet sovjetikëve – që furnizuan me armë vendet arabe – dhe SHBA-të, të cilat mbështetën Izraelin, gati çuan blloqet në prag të konfliktit ushtarak.

Nën drejtimin e ish-presidentëve egjiptianë dhe sirian Anwar Sadat dhe Hafez al-Assad, dy vendet arabe përfunduan një marrëveshje sekrete në janar 1973 për të unifikuar ushtritë e tyre nën një komandë.

Si u shpalos lufta?

Për të kapur Izraelin, egjiptianët dhe sirianët vendosën të nisin një sulm gjatë festës fetare ‘Yom Kippur’, dita e vetme e vitit në të cilën nuk ka transmetime në radio ose televizione, dyqanet dhe transporti mbyllen si pjesë e festimeve.

Ishte ditë e shtunë e datës 6 tetor 1973 dhe vetëm pas orës 14:00 pasdite, ushtritë egjiptiane dhe siriane, me armë të përparuara sovjetike, filluan një ofensivë dy-palëshe nga veriu dhe jugu në drejtim të Izraelit.

Gjatë operacionit “Badr”, forcat ushtarake egjiptiane arritën të kapërcenin Kanalin e Suezit dhe të kapnin Linjën Bar Lev – një mur i fortifikuar i rërës në bregun lindor të kanalit.

Ky sukses fillestar ushtarak, i cili u bë i njohur për egjiptianët si “kalimi”, shërbeu si shenjë e fitores pas 25 vjet humbje.

Në vijën veriore, tanket siriane depërtuan në pozicionet izraelite dhe përfshinë të gjithë lartësitë e Golanit.

Humbjet izraelite ishin të rënda, pjesa më e madhe e territorit ishte tërhequr dhe rrjedha e luftës dukej se qëndronte brenda duarve arabe.

Brenda dy ditëve të para, ushtria izraelite formuloi një strategji të re dhe shkoi në ofensivë, duke vendosur së pari të trajtojë sirianët në veri. Si rezultat, njësitë e ushtrive irakiane, saudite dhe jordaneze u bashkuan me luftën në frontin sirian për t’u përballur me kundërsulmin.

Si Bashkimi Sovjetik ashtu edhe amerikanët filluan të transportonin armë, duke përfshirë tanke dhe artileri, tek aleatët e tyre, pasi rezervat e tyre filluan të mbaronin.

Më 16 tetor, 10 ditë pas fillimit të luftës, forcat izraelite, nën komandën e Ariel Sharon, arritën të depërtojnë në linjat e mbrojtjes egjiptiane dhe siriane dhe u bënë një distancë tronditëse nga Kajro, kryeqyteti egjiptian.

Më 17 tetor, arabët vendosën të përdorin një taktikë të ndryshme – naftën. Vendet arabe prodhuese të naftës, në kuadër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), vendosën të ulnin prodhimin për pesë për qind.

Ata u zotuan të “ruajnë të njëjtin ritëm uljeje çdo muaj derisa forcat izraelite të tërhiqen tërësisht nga të gjitha territoret arabe të okupuara gjatë Luftës së qershorit 1967 dhe të rivendosen të drejtat legjitime të popullit palestinez”.

Vendet arabe zbatuan një embargo në SHBA, duke pezulluar furnizimin me naftë.

Reduktimi i prodhimit dhe furnizimit me naftë çoi në rritje të mëdha të çmimeve në të gjithë botën, duke shkaktuar si pasojë që Shtetet e Bashkuara të rivlerësojnë mbështetjen e tyre për luftën.

Pista diplomatike

Deri në javën e fundit të tetorit, të dy palët ishin gati dhe të gatshme të pranonin një marrëveshje armëpushimi.

Nga vlerësimet e bëra, rezulton se 2 600 ushtarë izraelitë janë vrarë dhe 8 800 janë plagosur, dukshëm shifër e madhe në krahasim me popullsinë izraelite në atë kohë, ndërsa Egjipti u raportua se kishte humbur 7,700 burra dhe Siria rreth 3,500.

Më 22 tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 338, e cila kërkoi armëpushim dhe ripohoi Rezolutën 242 të miratuar në vitin 1967, e cila i bëri thirrje Izraelit të tërhiqej nga territoret që pushtoi në atë vit.

SHBA, më pas filloi përpjekje intensive diplomatike për të siguruar marrëveshje midis Izraelit, Sirisë dhe Egjiptit dhe u ofroi miliona dollarë për të arritur një marrëveshje të tilla.

Deri në maj 1974, u arritën marrëveshje mes tre vendeve, ndërsa Egjipti dhe Siria rifituan një pjesë të territorit të tyre dhe u vendosën zona mbrojtëse të OKB-së.

Pasojat e luftës

Si Egjipti dhe Siria, ashtu edhe Izraeli shpallën fitoren e luftës. Vendet arabe arritën të shpëtojnë dinjitetin e tyre pas humbjeve të përsëritura në luftërat e vitit 1948, 1956 dhe 1967 me Izraelin.

Brenda katër viteve, në vitin 1977, Sadati ishte në Jerusalem duke mbajtur një fjalim paqeje në parlamentin izraelit, Knesset.

Më pas, Presidenti i SHBA Jimmy Carter ftoi Sadatin, Assadin dhe ish-kryeministrin izraelit Menachem në Camp David, pranë Uashingtonit.

Të tre udhëheqësit u angazhuan në diskutime sekrete për 13 ditë, duke çuar në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kamp Davidit, më 17 shtator 1978, i cili parashtroi kushtet për një traktat paqeje midis Egjiptit dhe Izraelit dhe një kornizë për paqen izraelito-palestineze duke përdorur Rezolutën 242.

Ndërsa traktati i paqes egjiptiano-izraelit u nënshkrua në mars 1979 në Uashington, korniza kurrë nuk u materializua për disa arsye, megjithëse të dyja palët fajësonin njëra-tjetrën. Propozimi ishte i paqartë mbi çështjen e refugjatëve palestinezë dhe çështja kryesore – statusin e Jerusalemit.

Jordania gjithashtu nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1992, duke e bërë Egjiptin dhe Jordaninë dy vendet e vetme që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, e cila vazhdon ta mbajë nën varësi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Gazan dhe një pjesë të lartësive të Golan deri në ditët e sotme. /Al Jazeera/Ora News/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori