LAJMI I FUNDIT:

Lucas Lima konfirmon marrëveshjen me Barcelonën

Lucas Lima konfirmon marrëveshjen me Barcelonën

Reprezentuesi brazilian, Lucas Lima ka konfirmuar se do të bashkohet me Barcelonën nga klubi aktual i tij, Santosi, në një transferim të lirë në muajin janar.

Sipas mediumit ESPN Brasil, 26-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate me klubin spanjoll deri në vitin 2023 me vlerë katër milionë euro në vit, me para-kontratën që do të nënshkruhet pas 1 korrikut.


Raporti thekson se lojtari ka konfirmuar se ata tashmë kanë rënë dakord për një lëvizje, pavarësisht nga shqetësimet e raportuara nga klubi mëmë Santosi, që klubi katalanas i ka folur lojtarit pa lejen e tyre.

Verratti, truri dhe gladiatori i ri i Barçës – italiani më krijues dhe rikuperues se Xavi (Foto)
Lexo po ashtu Verratti, truri dhe gladiatori i ri i Barçës – italiani më krijues dhe rikuperues se Xavi (Foto)

Marrëveshja e mesfushorit në klubin brazilian përfundon në fund të vitit dhe ai do të shkojë në Camp Nou si transferim i lirë, ndërsa ai është i afërt me Neymarin, i cili është vëllai i ish të dashurës së tij Raffaela.

Lima e Neymar janë shokë shumë të mirë

Lima ka fituar 14 paraqitje për vendin e tij të origjinës dhe raportohet se më parë është ndjekur edhe nga Real Madridi dhe Bayern Munich.

“Ne jemi të lumtur për të, për shkak të lojtarit që ai është”, ka thënë për ESNP bashkëlojtari i tij te Santos, Bruno Henrique.

Me rekomandim të Neymar, ish- i dashuri i motrës së tij do të transferohet te Barca (Foto)
Lexo po ashtu Me rekomandim të Neymar, ish- i dashuri i motrës së tij do të transferohet te Barca (Foto)

“Ai është një lojtar, cilësitë e të cilit nuk diskutohet, një reprezentues i Brazilit. Ai e ka ndihmuar Santosin shumë”, përcjell Telegrafi.

“Ai do të jetë super i lumtur në ekipin në të cilin ai po shkon. Ne do të humbasim atë, por jeta vazhdon. Ne i duam atij shumë fat në Barcelonë”, përfundoi bashkëlojtari i Limas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori